Home / Lajme / Maqedoni / Radiofca nën qiell të hapur

Radiofca nën qiell të hapur

10 nëntor
“Për momentin ka faj edhe faktori njeri, respektivisht moskujdesi nga hedhja e mbeturinave. Është momenti i fundit që të ndërmerret ndonjë ndërhyrje serioze, për këtë janë të njoftuara si Shtabi i emergjencës në nivel komunal dhe organet tjera, ashtu edhe ministritë përkatëse. Dëmet materiale te 70-80 familje ku ka hyjë, sipas një vlerësimi të lirë, janë të mëdha”, thotë Enver Pajaziti, kryetari i Komunës së Brvenicës. Ndërkaq, kanë vazhduar aktivitetet për pastrim e shtretërve të lumenjve me makineri adekuate. Kryetarët e komunave kërkojnë ndihmë edhe nga shteti për tejkalimin e kësaj gjendje. Në rrezik nga vërshimi janë edhe vendbanime të tjera të Tetovës që ju kalon lumi Vardar përmes fshati. Përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, në koordinim me kryetarët e komunave Bogovinë dhe Bërvenicë, po ndërmarrin masa për mbrojtjen e popullatës dhe të mirave materiale.

Urim HASIPI
Të reshurat e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të mëdha në rajonin e Tetovës. Afër 80 objekte banimi janë mbuluar nga uji i tepërt i Lumit të Bogovinës i cili ka dalë nga shtrati në fshatin Radiovcë të Komunës së Bërvenicës.

Banorët e këtij fshati tërë natën e diel e kanë kaluar jashtë duke u mbrojtur nga vërshimi dhe nën kujdestari nga frika për eskalim të situatës. Masat për mbrojtjen e popullatës nga vërshimi janë marrë edhe nga përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në koordinim me kryetarët e komunave Bogovinë dhe Brvenicë. Ndërsa, në terren kanë dalë edhe ekipet për vlerësimin e dëmeve.

“Për momentin ka faj edhe faktori njeri, respektivisht moskujdesi nga hedhja e mbeturinave. Është momenti i fundit që të ndërmerret ndonjë ndërhyrje serioze, për këtë janë të njoftuara si Shtabi i emergjencës në nivel komunal dhe organet tjera, ashtu edhe ministritë përkatëse. Dëmet materiale te 70-80 familje ku ka hyjë, sipas një vlerësimi të lirë, janë të mëdha”, thotë Enver Pajaziti, kryetari i Komunës së Brvenicës. Ndërkaq, kanë vazhduar aktivitetet për pastrim e shtretërve të lumenjve me makineri adekuate.

Kryetarët e komunave kërkojnë ndihmë edhe nga shteti për tejkalimin e kësaj gjendje. Në rrezik nga vërshimi janë edhe vendbanime të tjera të Tetovës që ju kalon lumi Vardar përmes fshati.

Përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, në koordinim me kryetarët e komunave Bogovinë dhe Bërvenicë, po ndërmarrin masa për mbrojtjen e popullatës dhe të mirave materiale.

Është angazhuar edhe mekanizmi ndërtimor për sigurimin e pikave kritike dhe janë siguruar 200 thasë me rërë, të cilët janë vendosur si digë në disa destinacione. Sipas parashikimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Aktivitetet për ballafaqim me vërshimin po udhëhiqen nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa janë angazhuar edhe të punësuarit e sektorit rajonal për mbrojtje dhe shpëtim në Tetovë si dhe sektori për operativë dhe logjistikë. Dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore deri tash nuk janë bërë llogari pasi që shiu vazhdon të bie pandalshëm, ndërsa ara të mbjella ndodhen nën ujë.

Ujërat e rrëmbyeshëm të lumit të Bogovinës kanë përfshirë edhe rrugën Radiofcë-Zherovjan, ku në disa raste kishte edhe bllokim të komunikacionit.

Nga reshjet treditore është rritur edhe niveli i lumit Shkumbin, që ka ndikuar të ndërpriten të gjitha aktivitetet vjeshtore të bujqve. Shirat e rrëmbyeshëm poashtu kanë ndikuar negativisht edhe në sferën e kopshtarisë, sidomos në plantazhet e mollëve mbledhja e të cilave ende nuk ka përfunduar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *