Home / Sport / Reali eliminohet nga Kupa e Mbretit

Reali eliminohet nga Kupa e Mbretit

Ekipi që bën gara në Ligën e tretë spanjolle, Alcorcon, ka eliminuar gjigantët e Real Madridit nga Kupa e Mbretit me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.

Skuadra e Ligës së tretë spanjolle, Alkorkon me guxim ka mbrojtur katër gola epërsi nga ndeshja e parë e rundit të tretë të Kupës së Spanjës, kundër klubit më të trofeshëm evropian – Real Madrid të martën mbrëma në Santiago Bernabeu në prezencën e 79.500 shikuesve. Reali, me Kakan, Raulin, Higuainin, van Nistelrojin, Pepen, Albiolin dhe të të tjerët shënoi vetëm fitore minimale (1:0) me golin e të inkuadruarit në pjesën e dytë, Van de Vartit, nëntë minuta para fundit të takimit.
Nga skuadrat elite u eliminuan edhe Sporting nga Hihoni kundër Rekreativos pas penalltive, Deportivo ndaj Mursies dhe Tenerife që pësoi nga Selta.

Rezultatet e ndeshjeve të kthimit:
Atletiko Madrid – Marbela 6:0 (4:0)
Valencia – Alkojano 2:2 (2:1)
Vilareal – Puertolano 1:0 (0:0)
Deportivo – Mursia 0:0 (0:0)
Mallaga – Saragosa 0:0 (0:0)
Osasuna – Herez 1:0 (0:0)
Real Madrid – Alkorkon 1:0 (0:0)
Sevila – Atletiko Siudad 5:1 (0:0)
Tenerife – Selta 0:1 (0:0)
Sporting – Rekreativo 1:1 (2:4 – penallti)
Barcelona – Kultural 5:0

Të mërkurën takohen:
20:00 Espanjol – Hetafe (0:2)
21:00 Atletik Bilbao – Rajo Valekano (0:2)
21:00 Majorka – Valadolid (1:2)
21:00 Rasing – Salamanka (0:1)

Të enjten takohen:
21:00 Almeria – Herkules (1:2)

Gjithashtu lexo

E refuzoi Barcelonën, i bashkohet Real Madridit (Foto)

Futbollisti i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, do të kundërshtojë Barcelonën në favor të një transferimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *