Home / Sport / Reali fiton derbin me Atletikon, i përgjigjet Barçës

Reali fiton derbin me Atletikon, i përgjigjet Barçës

“Galaktikët” fituan mbrëmë 3-2 në derbin e kryeqytetit në Primera Divizion, duke mbetur sërish një pikë larg skuadrës katalanase. Pas dy barazimeve radhazi (një në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve), Barcelona është kthyer te fitorja duke e mposhtur Mallorcan në Camp Nou me rezultat 4-2.

Madrilenët e nisën vrullshëm takimin në “Visente Kalderon”, duke shënuar që në minutën e pestë. Kaka rikthehet te goli pas një pushimi të gjatë, duke realizuar me një goditje të bukur nga distanca. Ende pa kaluar 20 minuta, është përsëri skuadra e Pelegrinit që dyfishon, kësaj here me një tjetër brazilian, Marselo.

“Mbretërit” trefishojnë në minutën e 19-të të pjesës së dytë me anë të Gonzalo Higuain. Vetëm dyminuta pas golit të tretë, serxho Ramos ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë minuta për rreth 25 minuta.

Në epërsi të tre golave dhe me një lojtar më pak, madrilenët tolerojnë, duke bërë që vendasit të përfitojnë dhe të shënojnë dy herë me anë të Forlan dhe Serxho Aguero, përkatësisht në minutat 79’ dhe 81’. Në minutat e mbetura Atletiko u përpoq të barazojë, por pa ia arritur qëllimit.

Kështu, mbyllet me fitoren e Realit derbi i Madridit dhe skuadra e Manuel Pelegrinit arkivon tri pikët e radhës, që e lejojnë të mos shkëputet nga Barcelona kryesuese, që fitoi dje përballë Malagës 4-2.

Pedro Rodriguez kaloi Barcelonën në epërsi (11’) pas një superpasimi nga Zlatan Ibrahimovic, mirëpo Nunes mposhti me kokë portierin Valdes (20’), për të barazuar rezultatin.

Anësori spanjoll kaloi sërish Blaugranët në epërsi (40’), duke mposhtur portierin Aouate pas disa tentativave të kataluansve.

Pa përfunduar pjesa e parë (44’), Barca shënoi sërish, me anë të Thierry Henry, për të shkuar në pushim me avantazh prej dy golash.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe nga një gol për secilën skuadër. Njëherë Leo Messi ngriti edhe më shumë epërsinë për Barcën, nga pika e bardhë (87’).

Ndërsa në minutat shtesë (90’+1), Alhassane Keita shënoi golin e dytë të mysafirëve për të vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *