Home / Sport / Reali lider, Barcelona në pozitën e dytë

Reali lider, Barcelona në pozitën e dytë

Futbollistët e Real Madridit kanë marrë pozitën e lidershipit në Premiera Divizion, pas fitores së shtunës ndaj Santanderit me rezultat 1:0. Ndërkohë që Barcelona nuk mundi të shkojë përtej barazimit 1:1 në fushë të Bilbaos.

Pas fitores të së shtunës ndaj Rasing Santanderit, dhe barazimit të Barcelonës në Bilbao, Real Madridi ka marrë kryesimin e renditjes tabelare të Kampionatit të Spanjës. Një gol i Higuainit në minutën e 22-të të ndeshjes ia siguroi tri pikë të mëdha Real Madridit, i cili para shikuesve të vet me rezultat minimal 1:0 mundi Santanderin, në kuadër të javës së 11-të. Reali bëhet lider me 28 pikë, duke lënë pas vetes rivalin e përjetshëm Barcelonën me 27 pikë, e cila luajti baraz 1:1 në fushë të Atletik Bilbaos. Diego Alves në minutën e 54-të shënoi për Barcelonën, ndërsa rezultatin e barazoi Tokuero në minutën e 63-të. Sot do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës së 11-të në të cilat Espanjoli pret Getafen,Majorka takohet me Almerian, Vilareali është vendas i Valladolidit, ndërsa Herezi ndeshet me Hihonin. Nga ora 19-të në Alsat vjen përballja Malaga – Saragoza, ndërsa në orën 21, Osasuna takohet me Valencian.

Dyshet e javës së 11-të:

E shtunë
Deportivo 2– 1A. Madrid
Tenerife 1-2 Sevilla
R.Madrid 1–0 R.Santander
A.Bilbao 1-1 Barcelona

E dielë:
Espanyol – Xetafe
Mallorca – Almeria
Villarreal – Valladolid
Xerez – S.Gijon
Malaga – Zaragoza
Osasuna – Valencia

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *