Home / Lajme / Maqedoni / Rebelohen gjimnazistët e Tetovës

Rebelohen gjimnazistët e Tetovës

25 nëntor
“Ne nuk jemi kundër shkollës, ne kemi ardhur me çanta por duam të festojmë festën tonë kombëtare, ne duam të festojmë ditën e Alfabetit shqip, u shprehën nxënësit.

“E përgjakshme rruga e shkronjave shqipe” “Duam të drejtat tona” ”22 nëntori festë shtëtrore”.Me këto brohoritje nxësit e shkollës së mesme Kiril Pejçinoviq, të Tetovës, kanë protestuar në shenjë revolte pasi që Ministria e Punës dhe Politikës sociale ka vendosur që sot të jetë ditë pune.Nxënësit e Gjimnazit sot kanë protestuar rrugëve të Tetovës, duke bojkotuar mësimin, pasi që sipas tyre sot është ditë feste e jo ditë pune.

“Ne nuk jemi kundër shkollës, ne kemi ardhur me çanta por duam të festojmë festën tonë kombëtare, ne duam të festojmë ditën e Alfabetit shqip, u shprehën nxënësit.Ndërsa kryetarja e këshillt të nxënsive ka mbajtur një fjalim për nder të ditës së alfabetit shqip, duke thënë se “Nuk na habit fakti se nuk na respektojnë ditën e alfabetit tonë nga ana e palës maqedonase por na habit fakti se pse shqiptarët nuk e respektojnë këtë festë.

Ata të cilët nuk e kanë ditën e alfabetit të tyre nuk kan çka të festojnë, por ne e kemi dhe duam ta festojmë dhe do ta festojm këtë dit siç I festojnë ata festat e tyre”, u tha në protestën e sotme
Ndërsa nxënësit e gjimnazit protestonin, në zyrën e arsimtarëve kanë qenë të gjithë profesorët ashtu siç ëshët paraparë nga ana e ministrisë së arsimit që dita e alfabetit shqip të jetë ditë punë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *