Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrohet viktima e parë e gripit të derrit në Maqedoni

Regjistrohet viktima e parë e gripit të derrit në Maqedoni

18 nëntor-
Në Maqedoni është regjistruar viktima e parë nga gripi AH1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrave. Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se personi që ka ndërruar jetë është Halil Tahiri, 32 vjeç nga fshati Maran i Shkupit. Ai mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar temperaturë të lartë dhe pengesa në frymëmarrje.

Vdekjen e tij e konfirmoi sonte edhe ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, i cili ka shprehur keqardhje për regjistrimin e viktimës së parë nga ky virus. Në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një grua e moshës 55 vjeçare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë regjistruar nëntë raste të reja të personave të infektuar. Numri i të infektuarve nga virusi AH1N1 ka arritur rreth 350 veta

Në Maqedoni është regjistruar viktima e parë nga gripi AH1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrave. Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se personi që ka ndërruar jetë është Halil Tahiri, 32 vjeç nga fshati Maran i Shkupit. Ai mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar temperaturë të lartë dhe pengesa në frymëmarrje.

Vdekjen e tij e konfirmoi sonte edhe ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, i cili ka shprehur keqardhje për regjistrimin e viktimës së parë nga ky virus. Në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një grua e moshës 55 vjeçare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë regjistruar nëntë raste të reja të personave të infektuar. Numri i të infektuarve nga virusi AH1N1 ka arritur rreth 350 veta.

ajmin për vdekjen e një personi nga gripi i derrave H1N1 e konfirmoi edhe Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, i cili ka deklaruar “me keqardhje mund t`ju informoj se sot ne oret e vona te pasdites ne kliniken infektive ka vdekur pacient i infektuar me virusin A(H1N1).Per fat te keq te gjitha perpjekjet tona kane perfunduar pa sukses per te mbajtur nje jete pacientin” ka deklaruar ministri Osmani.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *