Home / Lajme / Maqedoni / Rektori Reka ankohet te Ivanovi për rrogat e mësimdhënësve

Rektori Reka ankohet te Ivanovi për rrogat e mësimdhënësve

18 nentor

Rektori Reka, poashtu i bëri me dije kryetarit Ivanov, se USHT-ja nuk ka marrë mjete për të punësuarit e kontraktuar në marrëdhënie pune dhe poashtu i bëri me dije se nuk është udhëhequr politikë e njëjtë sikurse për universitetet tjera, edhe përpos asaj se USHT-ja, është universiteti i parë i integruar në vend. Ai me këtë rast përmendi shembullin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, për integrimin e të cilit janë ndarë 5 milionë euro.
Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin me rektorin dhe prorektorët e USHT-së, shprehu gatishmërinë e tij, për t’u angazhuar në kuadër të kompetencave të tij në drejtim të tejkalimit të këtyre problemeve me të cilat ballafaqohet universiteti. Ai poashtu u nda mjaft i kënaqur me të arriturat e deritashme të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Urim Hasipi

Në Universitetit Shtetëror të Tetovës, gjatë ditës së sotme për vizitë zyrtare qëndroi Kryetari i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov. Gjatë kësaj vizite presidenti Ivanov shoqërohej edhe nga këshilltarët e kabinetit të tij.
Në takimin që realizoi me rektorin e USHT-së, Doc.dr. Agron Rekën dhe në të cilin ishin të pranishëm edhe prorektorët:, Prof.Dr. Ismail Ahmedi – prorektor për arsim, prof.dr. Serafim Tomoski – prorektor për financa, prof.dr. Reshat Qahili – Prorektor për shkencë dhe Dr. Bashkim Zyberi – prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare.

Rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron Reka e njoftoi kryetarin e shtetit me zhvillimin e punës në Universitetin Shtetëror të Tetovës që nga themelimi në vitin 1994, kur kishte 2000 studentë e deri në ditën e sotme, kur vepron si universiteti i parë i integruar në vend dhe kur funksionojnë 11 fakultete, Një institut për ekologji dhe teknologji me 40 Programe studimore dhe 68 Drejtime programore. Rektori Reka, poashtu njoftoi Kryetarin Ivanov, se në USHT, punojnë 266 mësimdhënës të cilët janë në marrëdhënie të rregullt pune, mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të cilët paguhen me mjete vetanake të universitete janë 350, apo 57% e numrit të gjithmbarshëm si dhe 220 të punësuar në administratë dhe personel teknik.

Poashtu aktualisht në kuadër të USHT-së, funksionojnë edhe fakultetet e disperzuara në disa qytete të Maqedonisë, si në Shkup dhe Kërçovë ku funksionon Fakulteti Ekonim dhe Fakulteti Juridik, drejtimi gjyqësor, në Kumanovë Fakulteti i Administratës së biznesit.
Rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron Reka, poashtu njoftoi Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanovin, për atë se që nga vitit 2007 është promovuar Fakulteti i Shkencave të zbatuara në Gostivar, me katër drejtime, por për shkak të mungesës së mjeteve, objekti ende nuk është kryer.

Rektori Reka, poashtu i bëri me dije kryetarit Ivanov, se USHT-ja nuk ka marrë mjete për të punësuarit e kontraktuar në marrëdhënie pune dhe poashtu i bëri me dije se nuk është udhëhequr politikë e njëjtë sikurse për universitetet tjera, edhe përpos asaj se USHT-ja, është universiteti i parë i integruar në vend. Ai me këtë rast përmendi shembullin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, për integrimin e të cilit janë ndarë 5 milionë euro.

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin me rektorin dhe prorektorët e USHT-së, shprehu gatishmërinë e tij, për t’u angazhuar në kuadër të kompetencave të tij në drejtim të tejkalimit të këtyre problemeve me të cilat ballafaqohet universiteti. Ai poashtu u nda mjaft i kënaqur me të arriturat e deritashme të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Në fund të takimit, i cili zgjati rreth një orë, rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron Reka, kryetarit të RM-së, z.Gjorge Ivanovit i dhuroi Pllaketën me emblemën e Universitetit, në të cilën është shënuar viti i themelimit të tij, 1994.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *