Home / Sport / Renova fiton Makedonija Gj.P. dhe ruan kreun

Renova fiton Makedonija Gj.P. dhe ruan kreun

Një gol i Ylber Aliut në momentet e fundit të takimit, i ka sjellë Renovës tre pikë të reja nga dueli me kampionët aktual Makedonija Gj.P. Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën më të madhe, dhe vendimtar u tregua një shkëlqim i sulmuesit Aliu. Me këtë fitore Renova kthehet në pozitën e parë, të cilën vetëm 24 orë e mbajti Rabotniçki që të shtunën deklasoi Milanon 5:1.

Takimi kryesor i javës së 13-të në elitën e futbollit vendor, ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Renovës, ka përfunduar me fitore minimale të mysafirëve. Edhe pse të dyja skuadrat paralajmëruan se do të kërojnë fitoren në këtë duel, megjithatë fituesi u vendos në minutën e 90-të, kur Ylber Aliu shënoi gol të vlefshëm tre pikë për skuadrën e tij. Golit i parapriu një aksion nga krahu i majtë, ndërsa Aliu në mënyrë fantastike depërtoi në zonë dhe me goditje precize dërgoi topin në rrjetën e Makedonija Gj.P., duke sjellë gëzim të madh për mysafirët.

Në ndeshjet tjera Pelisteri në Manastir deklasoi 3:0 Metalurgun, Horizont Turnova fitoi 2:0 ndaj Slloga Jugomagnatit, ndërsa në Tetovë, Teteksi fitoi 1:0 kundër Vardarit. Pobeda shënoi fitore si mysafirë, duke mundur Sileksin me rezultat 1:0 . Rabotniçki të shtunën deklasoi Milanon 5:1 dhe kaloi në pozitën e parë për vetëm 24 orë, pasi që tre pikët e fituara në Gjorçe Petrov rrikthejnë Renovën në kreun e renditjes tabelare.

Rezultatet e javës së 13-të:

Makedonija Gj.P. 0 : 1 Renova
Pelisteri 3 : 0 Metalurgu
Horizont T. 2 : 0 Slloga J.
Teteksi 1 : 0 Vardari
Sileksi 0 : 1 Pobeda
Rabotniçki 5 : 1 Milano

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *