Home / Sport / Renova fiton Teteksin

Renova fiton Teteksin

Një gol i Besart Ibrahimit në sekondat e fundit të ndeshjes i ka dhënë Renovës tre pikë nga dueli me Teteksin. Ndeshja është ndërprerë disa minuta para fundit, pasi që tifozët e Teteksit gjuanin me gjësende në teren. Slloga humbi në fushë të vet nga Rabotniçki.

Të dielën në program ishin ndeshjet e javës së 11-të në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Renova me golin e shënuar nga Besart Ibraimi në momentet e fundit të ndeshjes arriti një fitore mjaft të vlefshme kundër Teteksit. Ky ishte dueli i parë i këtyre skuadrave në elitën e futbollit vendor. Sa i përket ndeshjes, ajo ishte e baraspeshuar, pa shume raste për të shënuar. Teteksi më mirë luante në fushën e lojës, ndërsa Renova nuk arrinte të organizojë mirë lojën, pasi që mesfusha nuk ishte në ditën e saj më të mirë. Gjipspunuesit vazhdimisht tentonin të kërcejnë mesin e fushës dhe nga mbrojtja me topa të gjatë kërkonin sulmuesit. Në kushte të këtilla mungonin rastet për të shënuar, kështu që në momentet kur mendohej se takimi do të mbyllet me barazimin pa gola, Besart Ibrahimi me goditje me kokë sjell tre pikë të reja për Renovën. Vlen të ceket se pas golit të shënuar tifozët e Teteksit thyenin karriget dhe gjuanin në teren, në pjesën ku qëndronte portieri i Renovës, kështu që në mungesë të kushteve për të vazhduar loja, referi kryesor Kiprijanovski tregoi fundin e saj. Sigurisht në ditët në vijim, do të ketë masa disiplinore për skuadrën e Teteksit.

Ndeshja kryesore u zhvillua në stadiumin e Çairit ku u takuan skuadrat e Slloga Jugomagnatit dhe Rabotniçkit. “Romantikët” në këtë ndeshje gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirët në fushë dhe në fund me plotë meritë iu gëzuan fitores së lartë me rezultatin 0-3. Të përzgjedhurit e trajnerit Stratev punën e tyre në këtë ndeshje e kryen gjatë 28 minutave të para. Vetëm pas tre minutave lojë Rabotniçki me anë të brazilianit Vandair shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Rezultatin në 2-0 e ngriti Bozhinovski në minutën e 27-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë futbollisti që hapi serinë e golave në këtë ndeshje (Vandair) atë edhe e mbylli kështu duke vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi Slloga Jugomagnati 0, Rabotniçki 3.
Kampioni në fuqi, Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 2:0 si vendas mundi Sileksin, ndërsa Metalurgu me rezultatin lartë 4:0 ashtu edhe siç pritej shënoi fitore ndaj Milanos nga Kumanova.
Fitore si mysafir shënoi Horizonti duke mundur Vardarin me rezultatin 3:1, ndërkohë derbi i Pellagonisë ndërmjet Pobedës dhe Pelisterit që u zhvillua në Prilep përfundoi me barazimin pa gola.

Rezultatet:
Slloga J. 0-3 Rabotniçki
Makedonija Gj.P 2-0 Sileksi
Teteksi 0-1 Renova
Metalurgu 4-0 Milano
Vardari 1-3 Horizonti
Pobeda 0-0 Pelisteri

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *