Home / Sport / Renova pret Milanon

Renova pret Milanon

Të mërkurën në orën 13-të do të zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Me këta ndeshje fillon rrethi i dytë në elitën e futbollit vendor. Renova takohet me Milanon, në duelin e dy skuadrave shqiptare.

Në Tetovë Renova pret Milanon e Kumanovës. Ky duel që dy vitet e kaluara ishte derbi i madh, kësaj rradhe duket se do të ketë vetëm vlera statistikore, pasi që Renova është favorit i madh, përballë një Milano që luan me futbollistë të rrinjë dhe të papërvojë. Gjipspunuesit rrethin e parë të sezonit e mbyllën në vendin e dytë dhe tani kërkojnë tre pikë të reja me të cilat do të mbajnë hapin me liderin e renditjes Rabotniçkin. Fitorja kundër Teteksit e marrë me gol në çastet e fundit ka rruajtur atmosferën në ekip dhe tani me një lojë të relaksuar pritet të arkëtohen pikët e reja në kampionat. Milano edhe pse nuk dorëzohet para kohe, sigurisht më tepër mendos për një taktikë që do tu mundësojë të pranojnë sa më pak gola.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Autokomandë, ku Metalurgu takohet me liderin e renditjes Rabotniçkin. Nxitje pritet të ketë edhe në stadiumin kombëtar “Filipi i II”-të, ku Vardari është vendas i Sileksit.

Dyshet e javës së 12-të:
Slloga J. – Pelisteri
Pobeda – Horizont T.
Makedonija Gj.P. – Teteksi
Metalurgu – Rabotniçki
Vardari – Sileksi
Renova – Milano

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *