Home / Sport / Riesch fituese e sllallomit në Levi

Riesch fituese e sllallomit në Levi

Gjermania Maria Riesch ka fituar sllallomin e Kupës Botërore në skijim për femra në Levi të Finlandës. Tre pozitat e para kanë mbetur të pandryshuara, me amerikanen Lindsey Vonn që përfundoi e dyta dhe me finlandezen Tanja Poutiainen në pozitën e tretë.

Riesch skijoi shtegun për një minutë e 48.71 sekonda, ndërsa Vonn, e cila është kampione e përgjithshme e Kupës Botërore 2009, doli me kohë një minutë e 48.79 sekonda nga të dyja lëshimet.Gjermania ishte më e shpejtë në lëshimin e parë dhe e dyta në lëshimin e dytë ndaj amerikanes Vonn, e cila më së miri doli në të dytën herë, duke qenë për 0.14 sekonda më e shpejtë. Por Riesch doli fituese e garës për vetëm për 0.08 sekonda. Vendi i tretë i takoi finlandezes Tanja Poutiainen, e cila përfundoi garën me kohë një minutë e 49.87 sekonda, më shumë se një sekondë prapa vendit të dytë. “Kishte shumë kthesa gjatë shtegut, por i fitova shumë gara vitin e kaluar në të gjitha llojet e shtigjeve në sllallom. E dija se Lindsey do të sulmonte pasi ajo gjithmonë dëshiron fitore dhe e dija se duhej të bëja të njëjtën”, ka thënë Riesch pas garës. Gara në Levi është ngjarja e parë e skijimit e sezonit të Kupës Botërore. Shtegu është i gjatë 585 metër dhe me 59 kthesa.

Renditja përfundimtare e sllallomit në Levi:

1. Maria Riesch (Gjermani) 1:48.71
2. Lindsey Vonn (SHBA) +0.08
3. Tanja Poutiainen (Finlandë) +1.16
4. Susanne Riesch (Gjermani) +1.33
5. Michaela Kirchgasser (Gjermani) +1.61
6. Marlies Schild (Austri) +1.64
7. Katharina Duerr (Gjermani) +1.68
8. Sarka Zahrobska (Çeki) +1.98
9. Fanny Chmelar (Gjermani) +2.44
10. Ana Jelusic (Kroaci) +2.91

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *