Home / Sport / Sa shumë yje pa Botëror…!

Sa shumë yje pa Botëror…!

Nga Arshavin tek Ibrahimoviç, nga Çeh tek Shevçenko. Të shumtë janë kampionët që do të mungojnë në Afrikën e Jugut. Ja “Kombëtarja” e yjeve që do ta shohin Botërorin nga televizori.

Talenti nuk u mungon, as përvoja. Por fati i keq për ta është që janë pjesë e Kombëtareve pak të njohura në arenën ndërkombëtare, ose që nuk kanë mundur të kualifikohen. Së bashku formojnë një “Kombëtare të përjashtuarish”.

Janë tre portierë, shtatë mbrojtës, po aq mesfushorë dhe gjashtë sulmues. Një organikë virtuale me 23 lojtarë, që duhet të ketë në krye një trajner që do t’i mungojë kaq shumë këtij Botërori: Xhovani Trapatoni.

Portierë: Petr Çeh (Çeki / Çelsi)); Shei Given (Irlandë / Mançester Siti); Igor Akinfev (Rusi / CSKA Moska).

Mbrojtës: Në të djathtë Ivan Ramiro Kordoba (Kolumbi / Inter) dhe Xhon O’Shi (Irlandë / Mançester Junajtid). Në të majtë, Kristian Kivu (Rumani / Inter) dhe Xhon Arne Rise (Norvegji / Roma). Në qendër, Dmitro Çigrinski (Ukrainë / Barcelona), Tomas Vermalen (Belgjikë / Arsenal) dhe Sami Hipia (Finlandë / Bajer Leverkusen).

Mesfushorë: Momo Sisoko (Mali / Juventus), Darren Fleçer (Skoci / Mançester Junajtid), Luka Modriç (Kroaci / Totenhem), Juri Zhirkov (Rusi / Çelsi), Jusi Benajun (Izrael / Liverpul), Stevan Jovetiç (Mali i Zi / Fiorentina) dhe Antonio Valencia (Ekuador / Mançester Junajtid).

Sulmues: Zllatan Ibrahimoviç (Suedi / Barcelona), Andrij Shevçenko (Ukrainë / Dinamo Kiev), Emanuel Adebajor (Togo / Mançester Siti), Edin Dzeko (Bosnjë-Hercegovinë / Volfsburg), Adrian Mutu (Rumani / Fiorentina) dhe Dimitar Berbatov (Bullgari / Mançester Junajtid).

Kjo ishte “Kombëtarja e të përjashtuarve”. Por ka nga ata që megjithëse janë kualifikuar me Kombëtaret e tyre, nuk e kanë aspak të sigurt biletën për në Afrikë qershorin e ardhshëm.

Për shembull Antonio Kasano, që aktualisht shtë lënë jashtë planeve të Lipit. Po ashtu edhe Vieira e Trezege, të cilët nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me Rajmond Domenek, si edhe Raul, i lënë jashtë Spanjës Kampione Europe.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *