Home / Sport / Salihi shpeton humbjen e Rapidit

Salihi shpeton humbjen e Rapidit

Hamdi Salihi dhe goli jane bere te pandashem ne kampionatin austriak.

Bomberi kuqezi, i cili luan ne radhet e gjigantit austriak, Rapid Vjena, ka treguar dhe nje here se eshte protagonist i ketij fillim sezoni per skuadren e tij. I aktivizuar si titullar, ai shenoi golin e barazimit 3-3, duke shmangur keshtu nje humbje te Rapidit ne shtepine e Lask Linz.

Vendasit kryesonin 3-2 deri ne minuten e 75-te, kur Salihi me koke ktheu ne gol nje goditje denimi te Hofman. Ky eshte goli i 8 i Salihit ne kete sezon, nga te cilet 6 me bluzen e Rapidit dhe dy me ate te Riedit. Nje tjeter gol shqiptar eshte shenuar nga Fatmir Vata. 38-vjecari realizoi me nje gjuajtje te shkelqyer nga 20 metra ne fitoren 2-0 te skuadres se tij, Vupertaler SV ne transferten me Ingolstadt ne Bundesliga 3.

Ky eshte goli i pare i Vates ne ligen e trete gjermane. Ndersa Klodian Duro eshte ndeshkuar me karton ne kuq ne fitoren 2-0 ne Apollon Limasol-Doksa Katokopia.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *