Home / Sport / Seferi bokson në parameç të Klitschkos

Seferi bokson në parameç të Klitschkos

Boksieri shqiptar i kategorisë “cruiser”, Nuri Seferi do të boksojë më 12 nëntor në parameç të duelit për titull të botës në peshën e rëndë (WBC) mes ukrainasit Vitaly Klitschko dhe amerikanit Kevin Johnson.

Seferi do të përballet me boksierin nga Tanzania Joseph Marwa. Dueli do të zhvillohet në gjashtë raunde.

”Mezi pres të boksoj para tifozëve të Seferit. Për mua nuk është asgjë e jashtëzakonshme të boksoj si mysafir. Me të dëgjuar gongun, i gjithë koncentrimi im është në ring. Tifozët as që do t’i dëgjoj”, ka thënë Marwa 36-vjeçar.

Seferi në ringun profesionist ka bilanc prej 24 fitoreve (17 KO) dhe 6 humbjeve.

Marwa ndërkohë ka bilanc prej 22 fitoreve (6 KO), 12 humbjeve dhe 1 barazimi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *