Home / Lajme / Rajon / Shaqir Cërvadiku, drenicaku që pushtoi zemrat e të gjithëve

Shaqir Cërvadiku, drenicaku që pushtoi zemrat e të gjithëve

Përshptyje të hidhur atij, do t`i len jeta në mërgim e shqiptarëve të cilët kishin migruar për arsye të dhunës.Në këtë kohë ai do të realizon albumin e tij “Mos harro tokën që të lindi”, dhe kjo këngë pikërisht do t`iu dedikohet mërgimtarëve Kosovarë. Ngjarjet e viteve të 89 dhe të 90-ta, nuk kaluan pa e trazuar shpirtin e këngëtarit, e sidomos aksioni për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, në krye me plakun Anton Çetën, do t`i dhurojnë këngëtarit, këngën për pajtimin e gjaqeve, “Lart në qiell shqipet fluturojnë”.Ky është viti kur më 2 korrik në Kaqanik, kuvendi shpall, republikën e Kosovës dhe bashkë me këngëtarin Tetovar Mahmut Feratin, do të realizojnë kënën e njohur “E gëzofsh Kosovë Republikën”.Me këtë këngë publiku në koncertin e Osllos të Norvegjisë, disa herë duartrokit mes këngës dhe çohet në këmbë për këngëtarin e urtë dhe të madh.

Urim Hasipi
Tri dekada i këndoi folklorit

Në vitin 1959, familjes Cërvadiku, do t`i shtohet edhe një rapsod në mesin e shumë rapsodëve.Familja Cërvadiku do t`a pagëzojë me emrin Shaqir, sipas emrit te mësuesit të parë të anës së Drenicës (Shaqir Bujupi- që ishte edhe burri i hallës).Fëmija qysh në vitet e para të vegjëlisë do të tregojë një zell të madh për këngën dhe i ati Halili në asnjë dasmë nuk do të shkon vetëm, por me vete do të marrë edhe Shaqën e vogël. Shkollën fillore dhe të mesmën i kryen në Drenas, ndërsa studimet i ka kryer në Prishtinë dega e BAT-it (Bazat e Arsimit Teknik). Ka punuar për 19 vjet rresht në shkollën mesme në Drenas , si arsimtar.Është i martuar dhe ka tre femijë, dy vajza e një djalë, Shqipen Vlorën dhe Valtonin.Rrugëtimi nëpër fshatrat e Drenicës , të cilët kishin vuajtuar aq shumë nga armiqtë e njëpasnjëshëm, do të frymëzojë djaloshin e ri , sidomos eposi dhe folklori i kësaj treve.Shumë herë në shtëpinë e tij si mysafir vinin këngëtarë të shumtë, si rapsodët, Sali e Feriz Krasniqi, Riza Bllaca, Qamili i Vogë, T`bijtë e Sefë Mlleqanit, Hashim Shala e Tahir Drenica etj. Tek Shaqa, babai Halili dhe këta këngëtarë mbollën dashurinë ndaj këngës e sidomos , dashurinë ndaj atdheut, vendlindjes, Drenicës e mbarë Kosovës.Që nga viti 1977 aktivitetin muzikor e fillon në Shoqërinë kultro-artisike “Shote Galica” të Drenicës për t`a vazhduar 10 vjet me radhë në atë shoqëri ku arriti edhe afirmimin e plotë tek publiku shqiptarë.Në vitin 1979 do t`i bën inçizimet e para në Radio Prishtinën e atëhershme, me muzikologun e njohur Shaqir Hotin.Kjo kishte pasuar pas dy vitesh, pasi që në Koncertin e Komoranit, në vitin 1977, Shaqa për herë të parë kishte dalë para publikut dhe me këngën të cilën e kishte kënduar, atë dy herë publiku me duartrokitje frenetike e kishte kthyer në skenë.”Duartroktijet e mbajnë të gjallë artistin, e sidomos këngëtarin dhe ajo mikëpritje e publikut të Komoranit, bëri që unë t`i përkushtohem këngës me gjithë zemër e shpirt”, thotë Shaqa.Në vitin 1983 do të realizon këngën “Moj e mira bregut t’Cemit“ dhe”Moj e mira nga Gjakova”, por dhe” këngën për Feronikelin” dhe keto këngë do t`i hapin rrugët këngëtarit Drenicak për një afirmim më të madh dhe më të gjërë në Kosovë.Këto këngë nga rinia e atëhershme do të mirëpritet shumë mirë ndërsa do të emetohen shumë shpesh në RTP.Shaqa poashtu në këtë periudhë do të realizon këngën e njohur “Kno Bylbyl”, këngë këto të cilët , siç thotë edhe vetë Shaqa, janë nga ata që i flejnë më shumë në zemër.Nga viti 1986 është anëtar i shoqërisë kulturo artistke Bajram Curri, me të cilin ansambël Shaqa do të merr pjesë në shumë koncerte jashtë Kosovës.Përshptyje të hidhur atij, do t`i len jeta në mërgim e shqiptarëve të cilët kishin migruar për arsye të dhunës.Në këtë kohë ai do të realizon albumin e tij “Mos harro tokën që të lindi”, dhe kjo këngë pikërisht do t`iu dedikohet mërgimtarëve Kosovarë. Ngjarjet e viteve të 89 dhe të 90-ta, nuk kaluan pa e trazuar shpirtin e këngëtarit, e sidomos aksioni për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, në krye me plakun Anton Çetën, do t`i dhurojnë këngëtarit, këngën për pajtimin e gjaqeve, “Lart në qiell shqipet fluturojnë”.Ky është viti kur më 2 korrik në Kaqanik, kuvendi shpall, republikën e Kosovës dhe bashkë me këngëtarin tetovar Mahmut Feratin, do të realizojnë kënën e njohur “E gëzofsh Kosovë Republikën”.Me këtë këngë publiku në koncertin e Osllos të Norvegjisë, disa herë duartrokit mes këngës dhe çohet në këmbë për këngëtarin e urtë dhe të madh.

Mërgimit i këndoi me mall

Bredhjet nëpër Evropë e bënë të vetën, atje do të njihet me jetën e vështirë të shqiptarëve dhe me vuajtjet të cilët kishte sjellur rregjimi sërb në Kosovë.Atje do të frymëzohet dhe do të realizon këngën “Një grusht dhe”, këngë kjo e cila vetën sa e rriti besimin tek publiku se kemi të bëjmë me një folkorist të madh, me një këngëtarë i cili njihte mirë vuajtjet dhe hallet e popullit të tij, i cili tretej në çdo skaje të botës.”A kem lind me vujte a kem lind pa fat, në çdo skaj të botës mbushur me shqiptarë”, thotë Shaqa në një këngë tjetër kushtuar mërgimit, por në një kohë krejt ndryshe nga ajo e fillim viteve të 90 e deri në 98 kur shqiptarët i`a kthyen pushkën hasmit shekullor, kur nga Kosova ishte larguar shtriga e vjetër, por në mergim u ndodh vetë Shaqa dhe s`kishte si ndryshe të thoshte “Çdo ditë nana ime në prag po më pret, unë si krypa n`ujë tretem në gurbet”.Në këtë kohë ai do të këndon edhe dy këngë kushtuar mërgimit, që poashtu janë ndëgjuar shumë, si “Ku ke lind duhet me vdekë” dhe “Skam kujtu se m`gjen pranvera”.
“Po ështe e vërtetë se i kam kënduar shumë mërgimit dhe asnjëherë në jetë as nuk kam ëndrrue se mund të jetoj jashtë vendlindjes por ja që valët e jetës po përplaskan kah nuk e pret.Bile kanë qenë vitet e nëntëdhjeta kur vinim në turne në perendim dhe një muaj na dukej sa një vit, dhe unë jam vetëm me trup këtu ndërsa me mendje e shpirt jam në token time dhe e ndjej se sa herë jam atje përtrihem në shpirt.Mu për atë jam shpesh atje jo vetëm për pushime por edhe punë qe janë te lidhura me këngën, ndërsa gjithmonë dy muajt e verës jam me familje ne Kosovë. Unë per momentin jam ne Belgjikë por shpesh jam edhe ne Kosovë e Maqedoni.Arsyet e qendrimit jashte i kam shpjegue edhe ma heret janë familjare dhe falë zotit dhe mjekëve bashkëshortja ime është shëruar plotesisht dhe kjo është kryesorja për mua pasi familjen e konsideroj te shenjtë dhe dhuratën me tê madhe qe na e ka dhënë zoti.
Përkunder kesaj unë në asnji moment nuk jam ndarë nga kënga dhe pjesëmarrja ne aktivitetet e mija muzikore qoftë në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë dhe vetëm pas lufte kam punuar 8 albume dhe një videokasetë, ”, tha Shaqa.
Historia e dhimbshme e shqiptarëve s`kishte fund, i mishëruar nga letërsia popullore e bujshme e shqiptarëve, Shaqa do të këndon këngën “Dhandri e nusja vlla e motër”, këngë kjo shumë e adhuruar nga të gjithë.Nuk kishte sy ndryshe që kjo kohë e pa kohë të ndikojë në shpirtin e këngëtarit drenicak dhe ai përmes personazheve të historisë do t`ia bëjë me dije armiqeve pushtues se pushka do të kërset herë do kur.Kënga kushtuar Fazli Grajçevcit, është kënga ku Shaqa, tregon se mizoria ndaj shqiptarëve nuk kishte filluar në vitet e 90-ta por që nga 68-ta, atehër kur UDBA, vret poetin, demokratin dhe patriotin e njohur Fazli Grajqevci dhe kish tentuar që të fshehin gjurmët e krimit.”Jo or të poshtër nuk nënshkruaj krimin”, kishte thënë mjeku i cili kishte pranuar trupin e pajetë të Fazliut dhe nuk kishte nënkshruajtur se ai ka dek nga një sulm në zemër, por nga torturat e kriminelëve Sërb.Në këtë frymë Shaqa do të interpreton këngën e Shaban Polluzhës dhe u`a bën me dije të pabesëve se edhe me sakicë do të luftojmë kur të vijë koha.Ndërkaq, kënga “Zëri i Zotit” me tekst të Isa Qosjes dhe muzikë të orkestruar nga Xhevdet Gashi pamëdyshje se është këngë kushtrimi e Kosovës, bën thirje për lirinë e atdheut se zëri i zotit “po na thërret”, këndon Shaqa.”

Shaqa ec gjithnjë në hap me kohën

Gjithnjë duke ecur në hap me kohën, Shaqa do të këndojë këngën “Kosovën e dua se jam Kosovar, Shqipërinë e dua se jam Shqiptar”.Rrezistenca dhe heroizmi i Jasharajve si dhe vrasja e familjes Ahmeti (me familjen Ahemti kishte miqësi) do të ndikojnë thellë në shpirtin e këngëtarit dhe do t’u kushtoj këngë këtyre ngjarjeve por edhe dëshmorve tjerë që u sakrifikuen për këtë tokë. Prandaj edhe Shaqa u vu në shërbim të lirisë në logjistikë dhe u kendonte ushtarëve të lirisë. Atje do të humb disa nga shokët e tij, si Bejtë Rexhepin me të cilin kishte kënduar gjatë luftës për ushtarët e lirisë.Më vonë Bejtës do t’ja kushtoj një këngë.Shaqa pas lufte sërish adhuruesve të vet do t`iu ofrojë edhe shumë këngë e hite, si “Dasma e Kosovës”, Mitrovica, “Dëshmor`t shkojnë në pavdekësi”, “Këngë për Muj Krasniqin dhe Beqir Gashin”, “Përmendoret e Lirisë”, etj.Shaqa vazhdon t`u këndojë trimave, ai vazhdon t`i këndojë Kosovës , ndërsa nuk harron pa mos i kënduar edhe dashurisë dhe vetë jetës.Madje i pelqejnë edhe kengët parodi nga të cilat ka realizuar dy këngë te sukseshme ”OKB m’u ka ba shpija ne duet me Mahmut Feratin dhe ”More djalë prej diaspore.Në vitin 2007, ai shënoi jubileun e tij të tridhjetë duke qëndruar në skenën e muzikës shqiptare si folklorist i madh i cili asnjëherë nuk i zhgënjeu adhuruesit e këngës së mirrëfilltë shqipe.
“Po koha po ndryshon por edhe ne po mundohemi të ecim me kohën.Në këngët tona mundohemi që t`a bëjmë kombinimin e modernes dhe folklorit tonë shumë të pasur. Besoj se kemi arritur që këngët tona të mirëpriten edhe nga rinia.Dhe vertetë se muzika e mirëfilltë i bën ballë çdo kohe. Të gjitha llojet e muzikës janë te rrezikuara prej shundit e kiçit apo muzikës së ashtuquajtur tallava, që fatkeqësisht ështe pranuar lehte nga një pjesë e publikut, kryesisht të asaj pjese që nuk mundet t`i kupton vlerat.
Por kjo lloj muzike tallava është lloj limonade dhe këngët e tilla shpejt humbin si fluska sapuni ato avullohen për një kohë të shkurtër”, thotë Shaqa për antivlerat në muzikën tonë, duke përfunduar intervistën.Ndërkaq, ai këtyre ditëve ka përfunduar edhe albumin me këngë kushtuar dëshmorëve të lirisë, i cili pritet të del në treg para vitit të ri.Por sipas fjalëve të vetë këngëtarit, ky album, do të del me vonesë në treg, pasi që ai në fund të nëntorit do të punon një album në duet ne këngëtarin tetovar Mahmut Ferati.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *