Home / Sport / SHBA, 11-metërshat i mohojnë titullin Bekamit

SHBA, 11-metërshat i mohojnë titullin Bekamit

L. A. Galaksi, ku aktivizohet mesfushori anglez, Dejvid Bekam, ka humbur nga pika e penalltive në finalen e Mayor League Soccer (MLS) përballë Real Salt Lake.

Koha e rregullt e ndeshjes së luajtur në Sjatëll përfundoi në barazim 1-1 dhe pas kohës shtesë, nga guajtjet e panalltive ishte Badll që gaboi për kalifornianët. Heroi i mbrëmjes ishte portieri Rimando, i cili priti dy penallti, duke vulosur triumfin e Salt Lake dhe duke bërë të vetin të parin trofe në historinë e skuadrës.

Tashmë Bekam do të rikthehet të luajë me Milanin deri në fund të sezonit, me synimin për të bindur trajnerin e përfaqësueses angleze, Fabio Kapelo, ta grumbullojë në skuadrën me të cilën do të kërkojë suksesin në Afrikën e Jugut qershorin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *