Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 101 vjetori i Alfabetit shqip

Shënohet 101 vjetori i Alfabetit shqip

22 nëntor-
Në tribunën e sotme, edhe Drejtori i institutit të Albanologjisë, Ramiz Abdyli dhe kryetari i historianëve shqiptarë së bashku me profesor dr. Havzi Mustafa, mbajtën fjalime dhe kryesisht u përqendruan në çështjet historike të këtij kongresi.

Alfabeti i miratuar në Kongresin e Manastirit sot përdoret në të gjitha viset shqiptare, por me gjithë këtë në qytetin e shkronjave shqipe shqiptarët druajnë që nëpër rrugë të komunikojnë në gjuhën shqipe me njëri tjetrin.

101 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Manastiri u mbajt sot në Shkup me një akademi shkencore në të cilën u fol për rëndësinë e alfabetit dhe mbajtjen e këtij kongresi.

Në këtë akademi shkencore fjalim mbajtën zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, drejtori i institutit të Albanologjisë, Ramiz Abdyli, kryetari i historianëve shqiptarë Nebi Dervishi dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi në fjalimin e tij tha se në vitin e parë të shekullit të dytë të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, fryma dhe porositë që dalin nga ky eviniment historik, jo vetëm që janë obligim por edhe motiv për t’u angazhuar në përsosmërinë, emancipimin kombëtar drejt vlerave historike të botës së qytetëruar.

Ministrja e Kulturës, ELizabeta Kançeska Milevska tha se “në 101 vjetorin e Kongresit historik në konsullin e Manastirit kur intelektualët shqiptarë nga mbarë bota i vendosën themelet e alfabetit të gjuhës shqipe, ndjej kënaqësi të veçantë për shkak se të gjithë së bashku e festojmë ditëlindjen e alfabetit të kombit shqiptar, dhe gëzohemi në idealet dhe vizionet e paraardhësve”.

Në tribunën e sotme, edhe Drejtori i institutit të Albanologjisë, Ramiz Abdyli dhe kryetari i historianëve shqiptarë së bashku me profesor dr. Havzi Mustafa, mbajtën fjalime dhe kryesisht u përqendruan në çështjet historike të këtij kongresi.

Alfabeti i miratuar në Kongresin e Manastirit sot përdoret në të gjitha viset shqiptare, por me gjithë këtë në qytetin e shkronjave shqipe shqiptarët druajnë që nëpër rrugë të komunikojnë në gjuhën shqipe me njëri tjetrin.

Shqiptarëve të këtij qytetit u mohohet të mësojnë në gjuhën shqipe. Ata deri më tani disa herë kanë përjetuar largime me dhunë dhe djegie të shtëpive. Dikur në këtë qytet jetonin rreth 50 mijë shqiptarë, ndërsa sot jetojnë afër 5 mijë. Ky numër është zvogëluar si rezultat i politikave shtetërore diskriminuese dhe dhunës sistematike të zhvilluar mbi shqiptarët e këtij rajoni nga ana e maqedonasve. (

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *