Home / Sport / Shkëndija lehtë kundër Bellasicës

Shkëndija lehtë kundër Bellasicës

Emërullahu dhe Jovanovic ishin autor të golave të vlefshëm tre pikë të reja për Shkëndijën. Me këtë fitore Shkëndija vazhdon të ruajë vendin e parë në renditje.

Për shkak të Kuvendit zgjedhor të FFM-së, që do të mbahet sot (të shtunën) tre ndeshje të javës së 12-të në ligën së dytë të Marqedonisë u zhvilluan të premten. Shkëndija në Tetovë priti Bellasicën e Strumicës, të cilët i përcolli me dy gola në rrjetë. “Kuq e zinjtë” që në start ishin të vendosur që të vendosin epilogun e këtij takimi dhe me sulme të njëpasnjëshme kërkonin golin e epërsisë. Pas disa rasteve të mira, kapiteni i skuadrës Burhan Emërullahu dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit, për epërsi të vendasëve. Pas golit të shënuar futbollistët e Shkëndijës nuk u ndalën aty dhe në vazhdim kërkonin golin e dytë, të sigurisë. Falë lojës së mirë Jovanovic me kokë shënoi për 2:0, rezultat me të cilin u shkua në pushim.
Në pjesën e dytë përsëri Shkëndija ishte skuadra që jepte më shumë dhe që dominonte në fushën e lojës duke krijuar raste të mira për të shënuar. Mirëpo për dallim nga pjesa e parë, tani sulmuesit nuk ishin të saktë, kështu që takimi u mbyll me fitore të Shkëndijës 2:0.
Me këto tre pikë Shkëndija arrin në kuotën e 28-të pikëve dhe qëndron e vetmuar në kreun e renditjes.

Drita gjithashtu luajti të premten dhe shënoi fitore minimale 1:0 kundër Vllazërimit të Kërcovës. Skopje – Napredok ishte takimi i tretë i zhvilluar të premten. Në këtë duel më të suksesshëm ishin vendasit të cilët fituan 2:1.

Rezultatet e javës së 12-të:
Shkëndija 2:0 Bellasica
Drita 1:0 Vllazërimi
Skopje 2:1 Napredoku

Të dielën takohen:
Miravci – Ohri
Cementarnica – Novaci
Bregallnica – 11 Oktomvri
Vllaznimi – Lokomotiva

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *