Home / Sport / SHKËNDIJA PËR 28 NËNTORIN NË TIRANË

SHKËNDIJA PËR 28 NËNTORIN NË TIRANË

Me ftesë të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, klubi i futbollit Shkëndija do të marrë pjesë në një turne në Tiranë. Përvec Shkëndijës, të ftuar janë edhe Flamurtari i Vlorës dhe Prishtina,ndërsa turneu organizohet me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Klubi i Futbollit “Shkëndija” nga Tetova, më 28 nëntor për nderë të ditës së Flamurit do të merr pjesë në turneun futbollistik që do të organizohet në kryeqendrën e Shqipërisë, në Tiranë. Me këtë rast drejtuesit e skuadrës tetovare kanë kërkuar që ndeshjen e radhës kundër Ohrit që është në program pikërisht me datë 28 nëntor të zhvillohet të martën ose të mërkurën.
“Pas ftesës nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, për turneun futbollistik më 28 nëntor në Tiranë, kemi kërkuar nga FFM-ja që ndeshjen me Ohrin ta zhvillojmë gjatë mes javës së ardhshme” – tha drejtori i përgjithshëm i KF Shkëndija, Idriz Ibishi,.
Në këtë turne që organizohet për nderë të ditës së flamurit, përveç Shkëndijës do të marrin pjesë edhe KF “Prishtina” nga Kosova dhe KF Flamurtari nga Shqipëria.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *