Home / Sport / SHKËNDIJA TË PREMTEN UDHËTON PËR NË VLORË

SHKËNDIJA TË PREMTEN UDHËTON PËR NË VLORË

KF Shkëndija ka përfunduar të gjitha parapërgatitjet për udhëtimin në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në turneun mbarëkombëtar me rastin e festës së 28 Nëntorit. Skuadra do të jetë e kompletuar, ndërsa mungesat e vetme janë portieri Zendeli dhe Sallahi.

Të premten në orën 13:00 ekspedita e KF Shkëndija do të niset drejt Shqipërisë, ndërsa do të vendoset në Vlorë, një ditë para turneut mbarëkombëtar me rastin e Ditës së Flamurit. Sipas drejtuesëve të skuadrës “kuq e zi”, për në Shqipëri do të udhëtojnë të gjithë futbollistët, në përjashtim të Mumin Sallahit, i cili ankohet në lëndim, si dhe portieri Suad Sendeli, i cili nuk udhëton për shkak të arsyeve personale. Ndihëmës trajneri Erhan Selimi ndjehet i lumtur se Shkëndija do të merr pjesënë këtë turne dhe shpreson që skuadra të tregojë paraqitje të mira.

“Ne jemi krenar që pikërisht Shkëndija është ftuar në këtë turne për të prezantuar shqiptarët e Maqedonisë. Me kënaqësi pranuam ftesën dhe do të shkojmë atje për të dhënë më të mirën. Do të mungojnë Zendeli dhe Sallahi, por nga futbollistët tjerë do të kërkojmë impenjim maksimal. Shpresojmë që të tregojmë paraqitje të mira dhe përkundër faktit se rezultati do të jetë në plan të dytë, unë shpresoj që të dalim fitues të turneut. Megjithatë përsëris se në plan të parë do të jetë të paraqitemi mirë dhe të kënaqim adhuruesit e futbollit në Vlorë. Njëkohsisht të gjithë besimtarëve të fesë islame u’a uroj festën e Kurban Bajramit, si dhe festën e 28 Nëntorit”– u shpreh ndihmës trajneri i KF Shkëdnija, Erhan Selimi.

Turneu mbarëkmbëtar organizohet nga Federata e Futbollit të Shiqpërisë, në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Flamurtari nga Vlora. Përvec skuadrës vedase të Flamurtarit dhe Shkëndijës, në këtë turne do të marrë pjesë edhe kampioni aktual i Kosovës, KF Prishtina. Garat do të zhvillohen në “stilin Italian”, secili me secilin nga 45 minuta, pas cka do të mësohet fituesi i këtij turneu. Shkëndija pritet që të shtunën diku rreth orës 18:00 të niset drejt Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *