Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi do ta paguaj shtrenjtë ideologjinë e “maqedonizmit”

Shkupi do ta paguaj shtrenjtë ideologjinë e “maqedonizmit”

25 nëntor-
“Monopolizimi i termit ‘Maqedoni’ në emër të një shteti, kombi ose gjuha nuk përputhet me realitetit në rajon dhe paraqet keqpërodrim”, ka deklaruar presidenti grek dhe ka sqaruar se deri sa Shkupi do ta vazhdojë këtë rrugë, dera e NATO-s do të mbetet e mbyllur, kurse procesi për anëtarësim në Bashkimin Evropian i pezulluar.

Shkupi duhet të largohet nga ideologjia e “maqedonizmit”, sepse kjo do t’i kushtojë shtrenjtë, ka deklaruar presidenti grek Karolos Papulas në darkën solemne në Athinë, me rastin e vizitës së presidentit bullgar Georgi Prvanov.

Sipas gazetës greke “Navtemboriki”, Papulas ka theksuar se Athina do të vazhdojë me përkrahjen e perspektivave evropiane të Ballkanit Perëndimor, por ka shtuar se ajo përkrahje nuk është e parezervë.

Ai ka nënvizuar se Maqedonia ka pranuar të negociojë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për emrin, e cila nuk do të jetë vetëm për përdorim ndërkombëtarë, ose të pjesshëm, por për përdorim të plotë.

“Monopolizimi i termit ‘Maqedoni’ në emër të një shteti, kombi ose gjuha nuk përputhet me realitetit në rajon dhe paraqet keqpërodrim”, ka deklaruar presidenti grek dhe ka sqaruar se deri sa Shkupi do ta vazhdojë këtë rrugë, dera e NATO-s do të mbetet e mbyllur, kurse procesi për anëtarësim në Bashkimin Evropian i pezulluar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *