Home / Lajme / Maqedoni / Shpirti i nxënësit në qendër të vëmendjes

Shpirti i nxënësit në qendër të vëmendjes

25 nëntor
“Ky libër realisht nuk paraqet ndonjë hulumtim sistematik e të planifikuar mirë. Por, në situatat e ndryshme në jetë dhe punën time më kanë imponuar që rast për rasti të shqyrtojë e të trajtojë shumë probleme të rëndësishme që do t’i ndihmojnë arsimtarët në misionin e tyre të kryejnë me profesionalizëm dhe me ndershëmri” theksoi Sulejmani

Urim Hasipi
Tetovë-Pedagog, arsimtar, veteranë të arsimit si dhe dashamire të arsimit janë mbledhur në Pallatin e Kulturës për të promovuar librin “Përsiatje mbi edukimin” të autorit Sherif Sulejmani.Autori i librit Sherif Sulejmani duk i falenderuar të pranishmit tha se ndjehet shumë krenar që pas përvojës së gjatë, ai ka mundësi në këtë promovim të shoh së bashku mësuesit e tij , nëxënës të tij dhe nxënës të nxënësëve të tij.
“Ky libër realisht nuk paraqet ndonjë hulumtim sistematik e të planifikuar mirë.

Por, në situatat e ndryshme në jetë dhe punën time më kanë imponuar që rast për rasti të shqyrtojë e të trajtojë shumë probleme të rëndësishme që do t’i ndihmojnë arsimtarët në misionin e tyre të kryejnë me profesionalizëm dhe me ndershëmri” theksoi Sulejmani.Sipas tij temat janë të ndryshme . Aty përfshihen probleme të mësimdhënies , të formimit të personalitetit të nxënësit , punës së drejtorit të shkollës si dhe kërkesës dhe nevojës së hartimit të një abetare unike mbarëkombetare në gjuhën shqipe si dhe literaturës tjëtër mësimore.

Aty janë trajtyar edhe raportet nëdërmjet pridërve, familjes me shkollën si dhe raportet nxënës mësues e tjerë. Pra në tërësia çështja e edukimit.

Ndërkohë nga të pranishmit në sall ka pasur vlerësime nga më të ndryshme, Nijazi Muhameti pubilicst , tha se kjo plejadë e arsimatrëve kanë qenë njerëzit që janë përpjekur të arsimojnë popullatën në rrethana shumë të vështira dhe kanë qenë një barrierë shumë e rëndë për sistemin totalitar.

Sipas tij ata kanë qenë të pathyeshëm pasi çdo herë si synim kryesor e kanë pasur misionin e tyre duke e trajtuar nxënësin si shpirtin kryesor të punës dhe mësimëdhënien e kanë kombinuar të arriturat e metodike dhe i bazuar në metodologjinë popullore.

Ndërsa kulturologu Bardhyl Zaimi tha se tërësia e procesit mësimor shikohet nga ky autor në kompleksitetin e vet më të thellë, deri në ato drithërima delikate me të cilat përballet arsimi shqip.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *