Home / Sport / SHQIPËRI: FSHF, 2.5 milione euro per ndriçimin ne 6 stadiume

SHQIPËRI: FSHF, 2.5 milione euro per ndriçimin ne 6 stadiume

Shitja e se drejtes televizive ishte vetem hapi i pare drejt krijimit te nje kampionati terheqes, por qe siguron edhe perfitime.

Per ta bere edhe me spektakolare Kategorine Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur fjalen qe te pajise me projektore edhe gjashte stadiume ne vend. Nje investim ne bashkepunim me bashkite e qyteteve perfitues dhe klubet, i cili kap vleren e pergjithshme 2.5 milione euro.

Ndriçimi do te beje te mundur zhvillimin e ndeshjeve ne oret e mbremjes edhe ne disa qytete kryesore, me shpresen se kjo do te riktheje tifozet ne stadiume. Aktualisht, me drita luhet vetem ne “Qemal Stafa” ne kryeqytet dhe “Loro Boriçi” ne Shkoder.

Vendimi eshte miratuar ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, te zhvilluar dje gjate mesdites, ndersa impiantet perfituese jane “Niko Dovana” ne Durres, “Ruzhdi Bizhuta” ne Elbasan, “Besa” ne Kavaje, “Loni Papuçiu” ne Fier, “Flamurtari” ne Vlore dhe “Skenderbeu” ne Korçe. “Prioriteti i vendosur nga Ekzekutivi eshte qe brenda vitit 2009, ndeshjet me drita te mund te luhen ne te pakten 3 prej ketyre stadiumeve”, pohuan burime zyrtare ne institucionin qe drejton futbollin shqiptar. Ne kete menyre, do te zgjerohet edhe shperndarja e ndeshjeve, e praktikuar ne keto nente jave te para.

Nje tjeter vendim mjaft i rendesishem per elitaret eshte edhe shperndarja e premiove per te gjitha skuadrat shqiptare qe kualifikohen ne turet e kupave te Europes. Nga nje projekt ne leter, kjo do te behet realitet ne momentin e hartimit te projektbuxhetit te ri te Federates. Synimi eshte qe nepermjet perfitimeve financiare te nxitet cilesia e klubeve tona ne Champions League dhe Europa League, si edhe per te hequr imazhin e keq dhe dyshimet qe jane ngritur sistematikisht gjate ketyre viteve te fundit.

Investime te konsiderueshme do te perfitojne edhe disa skuadra te Kategorise se Pare: ne terrenet e nente stadiumeve do te investohen afro 600 mije euro.

Nga rikonstruksioni perfitojne Lezha, Bilishti, Burreli, Gramshi, Velipoja, Librazhdi, Çorovoda, Cerriku dhe Memaliaj, ndersa edhe ne kete rast projektet do te realizohen ne bashkepunim me klubet dhe bashkite e qyteteve perkatese. Nuk kishin si te mungonin edhe shperblimet per fitueset e aktiviteteve kombetare per sezonin 2009-2010.

Fitueses se Superiores do t’i akordohen 10 milione leke te rinj, fitueses se Kupes 5 milione, fitueses se Kategorise se Pare 4 milione dhe fitueses se çmimit “fair-play” 1.5 milione leke te rinj. Ashtu si ka ndodhur edhe me pare, ne baze te kerkesave te klubeve shperblimet mund te jepen ne leke, ose mund te konvertohen ne projekte per rikonstruktim terrenesh dhe ambientesh sportive.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *