Home / Lajme / Maqedoni / Shqipëria mbretëria më e re e Evropës

Shqipëria mbretëria më e re e Evropës

25 nëntor-
Ky është një vlerësim shkencor, sepse është vërtetuar se shqiptarët janë më të vjetrit që e shkruajtën gjuhën e tyre në gur, e lanë tokën me gjak dhe ruajtën trashëgim shpirtin pastër pellazgjik, ilir e arbërorë. Si përfundim le të jetë ky studim i amerikanit Melville Chater përgjigje për ata akademik që nuk duan të lexojnë dhe të dëgjojnë për historinë e vërtetë të popullit shqiptar i cili jeton në trojet e veta që atëherë kur nuk kishte njeri tjetër në Ballkan”, thotë përkthyesi I këtij libri nga gjuha greke në gjuhën shqipe Arben Llalla

Urim Hasipi
Tetovë-Udhëpërshkruesit amerikan që në fillim vitet e tridhjeta kishin shkruar e rrëfyer për shqiptarët në gazetat dhe magazinat e tyre.Një udhëpërshkrues amerikan në detaje kishte shkruar dhe fotografuar shqiptarin e zakonshëm të viteve të tridhjeta dhe ëpr tërë zakonet e këtij populli të lashtë ballkanik e evropian.

Në revistën “Nacional Geographic” e cila tashmë botohet në disa gjuhë të botës është shkruar në faqet e saj dy herë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Për herë të parë u ka kushtuar vëmendje shqiptarëve në vitin 1931, 56 faqe, ndërsa herën e dytë pas rreth 70 vitesh më 2000, 30 faqe. Për lexuesin këtë herë do sjellim të plotë revistën “Nacional Geographic” të vitit 1931 e cila ishte suplement i gazetës greke “TO VIMA” në maj të vitit 2003.

Tani më lexuesi shqiptar këtë libër të vogël por shumë domethënës dhe fisnik mund ta gjen edhe në gjuhën shqipe që është përkthyer nga historiani Arben Llalla.Në këtë numër të kësaj reviste pasqyrohet një vëzhgim shumë interesant i Melville Chater ishte zbulues, studiues, gazetar dhe autor i librave, “Ditët Dalmate”, “Aty ku priten kufijtë e lindjes së diellit”, “Udhëtari më i madh i Historisë”.

Ai ishte bashkëpunëtor i revistës “Nacional Geographic”, dhe së bashku me shoqëruesin e tij Nexhdet Kurraxhian, shqiptarin me banim në SHBA që në udhëtim është prezantuar me variantin amerikan të emrit, Nik Karter, përgatisin numrin e revistës së shkurtit 1931, me një material kushtuar tërësisht Shqipërisë, me titullin, “Shqipëria, Mbretëria më e re e Evropës”.

“Në këtë libër të vogël lexuesi do të mësojë edhe njëherë se shqiptarët janë trashëgimtarë të ilirëve, dhe nuk kanë zbritur nga “mali” ashtu siç shkruajnë dhe pretendojnë disa pseudohistorianë të cilët kanë botuar një palo Enciklopedi që vetëm shkencë nuk kishte aty, por siç doli ishte një pamflet që i shërbeu politikës ditore primitive sllave.

Historiani Ferdinand Schevill do të shkruante në librin e tij “Ballkani, Historia dhe Qytetërimi”:Vetëm dy gjuhë janë autoktone dhe të mëdha greqishtja dhe shqipja, e para ardhur nga errësira egjeniane dhe e shkruar në pergamenë e në letër, e dyta kalëruar mbi natën pellazgjike e gdhendur në gurë, në gjak dhe në shpirtëra.Ky është një vlerësim shkencor, sepse është vërtetuar se shqiptarët janë më të vjetrit që e shkruajtën gjuhën e tyre në gur, e lanë tokën me gjak dhe ruajtën trashëgim shpirtin pastër pellazgjik, ilir e arbërorë.

Si përfundim le të jetë ky studim i amerikanit Melville Chater përgjigje për ata akademik që nuk duan të lexojnë dhe të dëgjojnë për historinë e vërtetë të popullit shqiptar i cili jeton në trojet e veta që atëherë kur nuk kishte njeri tjetër në Ballkan”, thotë përkthyesi I këtij libri nga gjuha greke në gjuhën shqipe Arben Llalla

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *