Home / Lajme / Rajon / Shqipëri:Rahja e Mero Bazës, reagojnë të huajt

Shqipëri:Rahja e Mero Bazës, reagojnë të huajt

3 nëntor-
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një komunikate për shtyp ka reaguar ashpër lidhur me dhunimin e gazetarit Mero Baze.

“Liria e shtypit errësohet nga këto sulme. Mbështesim dënimin nga qeveria. Të zhvillohet një hetim i plotë dhe i shpejtë për incidentin e ndodhur. Ne mbështesim me forcë lirinë e shtypit. Për ne, presionet ndaj medias janë të pa pranueshme”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Ajo kërkon nga organet kompetente të veprojnë për të realizuar një hetim të shpejtë dhe të plotë rreth kësaj ngjarje, ndërsa thekson se përgjegjësit duhet të dalin para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar.

Policia ka reguar menjëherë pas ngjarjes së djeshme ku bisnesmeni Rezart Taçi dhe truprojat e tij ushtruan dhunë ndaj gazetarit Mero Baze në një lokal në Tiranë.

Për truprojat është lëshuar urdhër-arresti ndërkohë që biznesmeni Taçi është shpallur person në kërkim. Reagimi për këtë ngjarje ka patur reaksion nga të gjithë aktorët kryesorë të politikës në mënyrë të veçantë nga kryeministri Berisha, Presidenti Topi dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot përmes zëdhënëses së tij për rrahjen e gazetarit Mero Baze.

Gjatë një komunikate për mediat, thuhet se Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe rrahjen dhe lëndimin e gazetarit Mero Baze, në një nga lokalet e kryeqytetit mbrëmë, si një akt të shëmtuar, të rëndë dhe të papranueshëm për shoqërinë e lirë.

Sipas zëdhënëses, Berisha ju kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë.

“Cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikuar nga asgjë”- theskoi zëdhënësja e PD-së.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një komunikate për shtyp ka reaguar ashpër lidhur me dhunimin e gazetarit Mero Baze.

“Liria e shtypit errësohet nga këto sulme. Mbështesim dënimin nga qeveria. Të zhvillohet një hetim i plotë dhe i shpejtë për incidentin e ndodhur. Ne mbështesim me forcë lirinë e shtypit. Për ne, presionet ndaj medias janë të pa pranueshme”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Ajo kërkon nga organet kompetente të veprojnë për të realizuar një hetim të shpejtë dhe të plotë rreth kësaj ngjarje, ndërsa thekson se përgjegjësit duhet të dalin para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar.

Vetëm pak orë pas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama i cili i bëri thirrje presidentit Bamir Topi të mos heshtë për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze, kreu i shtetit ka reaguar duke kërkuar zbardhjen pa vonesë të kësaj ngjarjeje.

“Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënon me ashpërsi aktin vandal dhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze duke kërkuar nga të gjitha organet e shtetit të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të venë përpara drejtësisë autorët e vërtetë”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar Presidenca.

Sipas deklaratës, kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri që të analizojnë me shqetësim këtë akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave, në krijimin dhe garantimin e lirisë dhe pavarësisë së medias.

“Dhunimi dhe presioni i drejtpërdrejtë apo i tërthortë ndaj medias dhe gazetarëve shqiptarëve është një kthim mbrapa në demokracinë që të gjithë dëshirojmë të ndërtojmë” thuhej më tej në deklaratë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *