Home / Lajme / Maqedoni / Sinjalizohet Tetova

Sinjalizohet Tetova

20 nëntor-
”Në bashkëpunim me ambasadën e Italisë dhe me këshilltarin italian të angazhuar në komunën e Tetovës, Alberto Pogorelz, do të vendosim shenja të reja sinjalizuese, të cilat do të tregojnë monumentet historike, qendrën turistike Kodra e Diellit, vendndodhja e universiteteve si dhe institucionet tjera të rëndësishme që gjenden në territorin e komunës së Tetovës”, tha Zija Qamili nga seksioni për komunikacion në komunën e Tetovës.

Seksioni për komunikacion i Komunës së Tetovës ka bërë të ditur se po bëhen përgatitjet për ndryshimin dhe përmirësimin e shenjave sinjalizuese, të cilat ndodhen në territorin e komunës.

Nga ky seksion bëjnë të ditur se do të ndryshohen shenjat që sinjalizojnë hyrje-daljet në qytet për të lehtësuar ngarkesat në komunikacionin brenda qytetit.

”Në bashkëpunim me ambasadën e Italisë dhe me këshilltarin italian të angazhuar në komunën e Tetovës, Alberto Pogorelz, do të vendosim shenja të reja sinjalizuese, të cilat do të tregojnë monumentet historike, qendrën turistike Kodra e Diellit, vendndodhja e universiteteve si dhe institucionet tjera të rëndësishme që gjenden në territorin e komunës së Tetovës”, tha Zija Qamili nga seksioni për komunikacion në komunën e Tetovës.

Po ashtu do të vendosen edhe shenja më të mëdha me ngjyrë me të theksuar dhe me të dhëna më të detajuara, me qëllim që qytetarët që vijnë në Tetovë, më lehtë të orientohen për vendndodhjen e institucioneve dhe vendeve tjera që atyre u nevojiten.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *