Home / Sport / Tashmë është zyrtare, Bekam rikthehet te Milani

Tashmë është zyrtare, Bekam rikthehet te Milani

Më në fund është zyrtarizuar marrëveshja midis Milanit dhe L.A Galaksi, për transferimin e Dejvid Bekam në merkaton e janarit.

Konfirmimi përfundimtar vjen nga vetë klubi kuqezi, në faqen e internetit. “Është zyrtar rikthimi i Dejvid Bekam. Milani dhe kampioni anglez i dhurojnë tifozëve edhe gjashtë muaj të tjrerë aventurë të bukur”, thuhet në deklaratën e Milanit.

Menjëherë ka ardhur reagimi i administratorit të deleguar të klubit, Adriano Galiani: “Jemi shumë të lumtur ta shohim Dejvidin me fanellën kuqezi, pas përvojës së shkëlqyer të sezonit të kaluar”.

Më tej Galiani shtoi se kjo periudhë në Europë do t’i shërbejë mesfushorit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. “Gjithashtu, për të vazhduar përsëri karrierën te Galaksi, të cilën e falenderojmë për gatishmërinë e treguar”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *