Home / Lajme / Maqedoni / Të hënën vendimi final për liberalizimin e vizave, pa viza edhe në Greqi dhe Bullgari

Të hënën vendimi final për liberalizimin e vizave, pa viza edhe në Greqi dhe Bullgari

Shkup, 26 nëntor
Mbetet procedura standarde, e cila zbatohet për udhëtarë nga tri vendet, gjatë hyrjes në vend-anëtar të Shengenit, nëpunësi kufitar të kërkojë arsyetim për qëllimin e udhëtimit, vendin e qëndrimit dhe për këtë nëse mundet ta mbulojë qëndrimin financiar. Për ata qytetarë, të cilët nuk kanë mundësi ta financojnë qëndrimin e tyre, rekomandohet të parashtrojnë edhe letër garancie nga personi tek i cili do të qëndrojë.

Urim Hasipi
Këshilli i ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve-anëtare të BE-së në mbledhjen të hënën në Bruksel duhet ta miratojnë vendimin final për heqjen e barrierës shengene për Maqedoninë, Malin e Zi dhe për Serbinë nga 19 dhjetori i këtij viti.

Vendimi me të cilin tri vendet janë transferuar nga lista e “zezë” në të “bardhë” të Shengenit merret me shumicë kualifikuese, respektivisht duhet ta mbështesin dy të tretat e vendeve-anëtare të BE-së, ndërsa do të komunikohet zyrtarisht në një konferencë për shtyp në Bruksel. Në tekstin e vendimit, siç informuan sot përfaqësues të BE-së në Maqedoni, do të theksohet edhe se nga 19 dhjetori pa viza do të mund të udhëtojnë vetëm personat të cilët posedojnë pasaportë biometrike. Për qytetarët të cilët posedojnë dokumente të vjetra udhëtimi do të vlejnë kushtet për regjim të lehtësuar të vizave dhe ata do të duhet të parashtrojnë vizë valide shengen.

Liberalizimi i vizave, qytetarëve të Maqedonisë do t’u mundësojë të udhëtojnë në 25 nga 27 vendet-anëtare të BE-së, me përjashtim në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, edhe në tri vende tjera evropiane – Norvegji, Zvicër dhe Islandë. Heqja e vizave ka të bëjë edhe me Greqinë, por meqë Athina nuk i njeh dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë, në hyrje të vendit, udhëtarëve do t’i jepet listë me vulë nga autoritetet doganore, i cili duhet të parashtrohet gjatë daljes nga vendi. Viza nuk do të nevojiten as për udhëtim në Bullgari dhe Rumani, të cilat ende nuk i kanë plotësuar kushtet për hyrje në Shengen, por i zbatojnë vendimet e BE-së.

Regjimi pa viza, megjithatë nënvizojnë nuk do të thotë mundësi për qëndrim të pakufizuar apo punë në vendet e BE-së.

“Çështja e liberalizimit të vizave është çështje e mirëbesimit të BE-së ndaj Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë”, theksojnë përfaqësuesit e BE-së.

Shtetasit e Maqedonisë do të lirohen nga vizat nga tipi “C”, i cili i përket qëndrimit të shkurtër, kryesisht për vizitë tek miqtë, familjarët ose për udhëtime turistike në vendet e përfshira në sistemin shengen më së shumti deri 90 ditë në afat prej gjashtë muajve, respektivisht deri 180 ditë në afat prej një viti.

Për qëndrim më të gjatë në BE do të nevojitet vizë e tipit “D”, e cila ka të bëjë edhe për qëndrim studentor dhe për qëndrim pune në Union, ndërsa aplikohet në ambasadën e vendit-destinues.

Mbetet procedura standarde, e cila zbatohet për udhëtarë nga tri vendet, gjatë hyrjes në vend-anëtar të Shengenit, nëpunësi kufitar të kërkojë arsyetim për qëllimin e udhëtimit, vendin e qëndrimit dhe për këtë nëse mundet ta mbulojë qëndrimin financiar. Për ata qytetarë, të cilët nuk kanë mundësi ta financojnë qëndrimin e tyre, rekomandohet të parashtrojnë edhe letër garancie nga personi tek i cili do të qëndrojë.

Në rast se kthehen, nëpunësi kufitar është i obliguar t’i japë arsyetim me shkrim për vendimin e tij, e cila mund të shfrytëzohet për ankesë në organet kompetente në këtë vend.

Me qëllim të informimit të opinionit në vend për kushtet nën të cilat zbatohet regjimi pa viza, para startit të zbatimit të saj do të parashtrohen lifleta deri te më shumë shoqata dhe agjenci turistike, ndërsa do të distribuohen edhe përmes gazetave të përditshme.

Mes rekomandimeve për qytetarët e Maqedonisë janë që të kihet vëmendje gjatë zgjedhjes së agjencisë turistike, të sigurohen sigurim për udhëtarë dhe shëndetorë, për udhëtim me automjet personal të posedojnë patent ndërkombëtar shoferi dhe karton i gjelbër për automjetin.

Momentalisht, sipas të dhënave të MPB-së, janë dhënë mbi 480 mijë pasaporta biometrikë, që është mbi 75 për qind e popullatës që udhëton.

KE-ja më 15 korrik propozoi heqja të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi nga 1 janari i vitit 2010, pasi që raportet e ekspertëve të Komisionit konstatuan se tri vendet i plotësuan kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Me nismë të Sllovenisë, vendimi për pezullim të vizave për qytetarët e tri vendet ballkanike do të zbatohet dhjetë ditë më herët, respektivisht nga 19 dhjetori i këtij viti. Vlerësohet edhe se udhëtimi i lehtësuar në BE dukshëm do të kontribuojë edhe ndaj procesit të eurointegrimit të vendeve të Ballkanit.

Përdorimi i emrit Maqedonia në debatin e PE-së, megjithatë, ishte shkak për këmbim të ashpër të replikave ndërmjet europarlamentarëve. Eurodeputetit grek Nikolaos Salavrakos, i cili ka kërkuar nga eurodeputetët të mos e përdorin emrin Maqedonia, por të shërbehen me referencën e përkohshme, ashpër e kundërshtoi eurodeputeti gjerman Brendt Poselt.

“Maqedonia është Maqedoni dhe Maqedoni do të mbetet. Të diskutohet për këtë, me siguri se nuk do të ndihmohet në asgjë shteti fqinj”, tha Poselt duke përkujtuar në qëndrimin e ngjashëm të liderit të të Gjelbërve evropianë Daniel Kohn-Bendit.

Poselt kërkoi edhe të zbuten formulimet në rezolutën në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinje në të cilat nga autoritetet e Maqedonisë kërkohet “përmbajtje nga veprimet dhe deklaratat të cilat negativisht mund të ndikojnë në marrëdhëniet me fqinjët”, pasi sipas tij, përgjegjësia nuk është vetëm tek Maqedonia.

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Maqedoninë, eurodeputeti gjerman Jorgo Shacirmakakis, mendon se i vetmi problem për vendin është problemi me emrin.

“Thjeshtë është e nevojshme të kaprcëehet një hije. Dy dyja palët mendoj se janë të gatshme të shkojnë një hap më larg. Të premten në një takim pesëminutësh të kryeministrave të të dy vendeve nuk do të zgjidhet e gjithë çështja. Por, i rëndësishëm është qëllimi, është e nevojshme më shumë kohë që të gjendet zgjidhje e përhershme. Në të kundërt mund të gjindet zgjidhje e përshpejtuar e cila do të ishte katastrofale në planin afatgjatë”, porositi Shacimarkakis. Përkujtoi se Parlamenti Evropian duhet të ndihmojë me inkurajimin e të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme me sferë të zgjeruar të zbatimit.

Paraprakisht ai në deklaratën për Radion Dojçe Vele tha se është gjetur zgjidhje për emrin. “Dy vendet veçmë e kanë gjetur emrin. Por, përdorimi i tij krijon probleme, Por, fryma e cila po mbretëron tani, mendoj se kemi mundësi të gjejmë zgjidhje tani”, deklaroi Shacimarkakis.

Eurokomesari për zgjerim Oli Ren, i cili mori pjesë në sesionin plenar të PE-së, vlerësoi se Maqedonia është e gatshme t’i fillojë negociatat me BE-në dhe se akoma ekziston mundësi të zgjidhet problemi me emrin deri në samitin e dhjetorit të BE-së, gjë që do t’i rriste gjasat për marrjen e datës. E theksoi zhvillimin të cilin e bëri Maqedonia, duke theksuar se vendi është i aftë t’i hap negociatat me Bashkimin Evropian. Kjo, sipas tij, nuk do të ishte shembull i mirë për vendet e tjera në rajon.

Ren u bëri thirrje eurodeputetëve t’i inkurajojnë qeveritë e tyre të sjellin vendim të guximshëm, i cili do të ishte në drejtim të interesave strategjike të BE-së, në të cilat bën pjesë edhe zgjerimi.

Në rezolutën të cilën e aprovoi EP-ja, në pjesën për Maqedoninë, përshëndetet vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës si dhe kontraktimi i marrëveshjes për demarkacion fizik të kufirit, me vlerësimin se kjo pozitivisht do të ndikojë në stabilitetin rajonal.

Maqedonisë i dërgohen urime për progresin i cili është arritur gjatë muajve të fundit, ndërsa është konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian i cili rekomandoi hapjen e negociatave parainkuadruese me BE-në.

Njëherit në dokument u bëhet thirrje autoriteteve në Maqedoni të vazhdojnë me proceset reformuese, veçanërisht në administratën publike dhe jurisprudencë, në luftën kundër korrupsionit, të drejtat e grave dhe marrëdhëniet ndëretnike duke i përfshirë garancat për të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive etnike dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në administratën publike.

Eurodeputetët e përshëndetën edhe liberalizimin e pritshëm të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi i cili duhet të fillojë nga 19 dhjetori i këtij viti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *