Home / Lajme / Maqedoni / Të punësuarit në komunën e Tetovës trajnohen për administratë profesionale‏

Të punësuarit në komunën e Tetovës trajnohen për administratë profesionale‏

25 nëntor-
Trajnuesi për profesionalizim të administratës, Filip Mazuel, i cili ka punuar në administratën e Francës, tha se sa më profesionist të jemi aq më pak do të flasim për politikë dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve. Ai ka folur mbi vlerat e shërbimeve publike në Francë dhe në Bashkimin Evropian.

Urim Hasipi
Të mërkurën në hotel “Liraku”, është mbajtur seminari në temë “Profesionalizimi administratës lokale”. Pjesëmarrës në këtë projekt kanë qenë të punësuarit në administratën e komunës së Tetovës. Ky projekt realizohet me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe do të zgjasë deri në fund të vitit. Më 15 dhjetor të këtij viti pritet të mbahet trajnimi i dytë për të punësuarit në administratë.

Trajnuesi për profesionalizim të administratës, Filip Mazuel, i cili ka punuar në administratën e Francës, tha se sa më profesionist të jemi aq më pak do të flasim për politikë dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve. Ai ka folur mbi vlerat e shërbimeve publike në Francë dhe në Bashkimin Evropian.

“ Shteti i Maqedonisë synon integrimet evropiane andaj duhet që të kemi administratë profesionale për të arritur në BE”, tha Mazuel.

Në emër të kryetari të komunës së Tetovës, të pranishmit i ka përshëndetur këshilltari Kurtish Kurtishi. Sipas tij, ky projekt është konform përcaktimit të komunës së Tetovës për administratë profesionale dhe të depolitizuar, si i rrugë e vetme drejt qeverisjes së mirë që në fokus ka shërbimet kualitative për qytetarët.

“Ne besojmë thellësisht, që përvoja e fituar nga ky seminar, do të implementohet me korrektësi dhe me përgjegjësi në punën e administratës sonë komunale. Me këtë, ne do të jemi më pranë qytetarëve dhe më afër shërbimeve cilësore në dobi të tyre”, tha ai.

Në këtë projekt janë përfshirë punëtorë nga administrata e komunës së Tetovës, të cilët në pjesën praktike kanë demonstruar punën e administratës dhe kanë dhënë ide të reja mbi profesionalizimin e saj.

Nëpërmjet këtij projekti do të trajnohen administrata e komunës së Tetovës, Gostivarit, Velesit dhe Koçanit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *