Home / Lajme / Maqedoni / Të shqetësuar per fatin e veteranëve të 2001

Të shqetësuar per fatin e veteranëve të 2001

22 nëntor-
“Ne prej fillimi që kur janë dispozuar këto çështje, me daljen në publik të ministrit Bajrami, se do të ketë zgjidhje deri në fund të vitit, e kemi vërejtur se ishte vetëm një tendencë fjalësh për të dëshmuar para ndërkombëtarëve se gjoja çështjet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha janë të relaksuara, vetëm e vetëm të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Por u kuptua se kjo ishte një blof dhe një manipulim”, ka theksuar Hoda, duke shprehur protestë të ashpër në drejtim të politikës aktuale qeveritare.

Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë të shqetësuar për anashkalimin e sërishëm dhe mosqasjen joserioze për zgjidhjen e çështjes së tyre institucionale. Një pjesë e tyre janë të zhgënjyer se tanimë problemi i tyre nuk do të zgjidhet deri në fund të vitit ashtu siç ishte paralajmëruar nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti, por se ai do të vazhdojë të prolongohet edhe më tutje.

Doza dyshimi lidhur me këtë janë shfaqur edhe nga dy shoqatat e veteranëve të luftës, “Kalaja dhe Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Kryetari i OVL të UÇK-së, Besim Hoda ka theksuar se çështja e ngritur për statusin e UÇK-së ka qenë një blof dhe jo një realitet për të zgjidhur këtë problematikë tejet të ndjeshme.

“Ne prej fillimi që kur janë dispozuar këto çështje, me daljen në publik të ministrit Bajrami, se do të ketë zgjidhje deri në fund të vitit, e kemi vërejtur se ishte vetëm një tendencë fjalësh për të dëshmuar para ndërkombëtarëve se gjoja çështjet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha janë të relaksuara, vetëm e vetëm të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Por u kuptua se kjo ishte një blof dhe një manipulim”, ka theksuar Hoda, duke shprehur protestë të ashpër në drejtim të politikës aktuale qeveritare.

SHVL “Kalaja” gjithashtu ka ngritur zërin që të merret parasysh çështja e zgjidhjes së statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të UÇK-së dhe të mos manipulojë e mashtrojë këtë kategori më të dëmtuar dhe më të ndjeshme të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ne duam ligj dhe nuk heqim dorë. Ata le ta kenë të qartë dhe të respektojnë afatet sepse po hyjmë në vitin e nëntë që nga përfundimi i luftës së vitit 2001”, ka theksuar në reagimin e saj SHVL “Kalaja”. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka vazhduar me fjalorin e njejtë se do të ketë zgjidhje, mirëpo duke mos definuar asgjë se çfarë parasheh ajo

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *