Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nën tingujt e folklorit

Tetova nën tingujt e folklorit

8 nëntor
Shoqëri të shumta kulturore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria edhe kësaj radhe begatuan festivalin e folklorit burimorë “Burimet e Sharrit” duke shpalosur një program të pasur kulturoro-artistik. Në natën e parë para fillimit të festivalit është organizuar një paradë e kostumeve popullore , ku në sfilatën e kësaj mbrëmje janë prezantuar afër 20 çifte me kostumet e tyre tradicionale popullore.Më pas në skenë kanë performuar anëtarët e grupit Ylberi, nga qyteti I Vlorës të cilët sollën traditën e folklorit të zonës së Vlorës para publikut tetovar dhe dashamirëve të vlerave popullore, kurse natën e parë e ka përmbyllur shoqëria nikoqire dhe organizatore e fetsivalit Burrimet e Sharrit

Urim Hasipi
Tetovë, -Tetova dy netë me radhë ishte nikoqire e ansambleve folklorike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, në festivalin e tetë me radhe të këngëve dhe valleve burimore “Burrimet e Sharrit” 2009.Për realizimin e këtij festivali tashmë tradicionalisht ndihmon edhe komuna e Tetovës. Në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti festivalin e shpalli të hapur zëdhënësi Flakran Pustina.

Sipas Pustinës, festivali tradicional “Burimet e Sharrit” në mënyrë më origjinale dhe më të bukur shpalon trashëgiminë tonë të pasur kulturore, e cila vjen nga hapësirat e ndryshme shqiptare.“Më lejoni të shpreh përgëzimet e mia për mbajtjen e këtij festivali, që kultivon vite me radhë ; këngën, vallet dhe traditën shqiptare”, tha Pustina.

Shoqëri të shumta kulturore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria edhe kësaj radhe begatuan festivalin e folklorit burimorë “Burimet e Sharrit” duke shpalosur një program të pasur kulturoro-artistik.

Në natën e parë para fillimit të festivalit është organizuar një paradë e kostumeve popullore , ku në sfilatën e kësaj mbrëmje janë prezantuar afër 20 çifte me kostumet e tyre tradicionale popullore.

Më pas në skenë kanë performuar anëtarët e grupit Ylberi, nga qyteti I Vlorës të cilët sollën traditën e folklorit të zonës së Vlorës para publikut tetovar dhe dashamirëve të vlerave popullore, kurse natën e parë e ka përmbyllur shoqëria nikoqire dhe organizatore e fetsivalit Burrimet e Sharrit.

Në natën e parë të festivalit në hotel “Liraku” në Tetovë u organizua një ceremoni me çrast u ndanë mirënjohje për shoqëritë kulturore dhe persona që kontribuan dhe ndihmuan në realizimin e festivalit “Burimet e Sharrit”.

Në natën e dytë dhe të fundit të festivali të këngëve dhe valleve të përpunuara “Burrimet e Sharrit” , kanë performuar shoqëritë, Xheladin Zeqiri”, “Shpresa”, “Ibe Palikuqa”, “Karshiaka”, , dhe ansambli I cili që 40 vjet me radhë funksionon në Drenas me emrin “Shotë Galica”.Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti të shtunën ka pritur në një vizitë artistët dhe kryetarët e shoqërive kulturore-artiske pjesëmarrëse në festivalin e tetë me radhë të folklorit të përpunuar “Burimet e Sharri”.

Përfaqësuesit e shoqërive pjesëmarrëse, kanë falënderuar kryetarin Bexheti për ndihmën financiare dhe morale që ua ka dhënë komuna e Tetovës për organizimin e festivalit, i cili paraqet një ngjarje kulturore, që bashkon dhe prezanton në mënyrë origjinale shumëllojshmërinë dhe pasurinë e kulturës tradicionale të viseve shqiptare.

Drejtori i Festivalit “Burimet e Sharrit” , Zylfi Aliu, ka falënderuar në mënyrë të veçantë komunën e Tetovës për përkrahjen financiare dhe morale në organizimin e këtij festivali, që prezanton më së miri koloritin folklorik të grupeve pjesëmarrëse.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, tha se pa kulturë nuk mund të ketë zhvillime tjera.

Ai ka falënderuar bartësit e këtij festivali dhe ka siguruar pjesëmarrësit në këtë festival se komuna e Tetovës gjithmonë do të jetë në shërbim të këtyre organizimeve kulturore. Përfaqësuesit e grupeve folklorike e kanë vlerësuar lartë organizimin e këtij festivali duke e konsideruar atë si një mundësi për këmbim të kulturës tradicionale dhe si një mundësi për të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *