Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët ushqejnë bosat e Sërbisë

Tetovarët ushqejnë bosat e Sërbisë

Ata pohojnë se nuk janë nga Tetova dhe se janë nga Shkupi dhe Kumanova, ndërsa në Tetovë do të qëndrojnë deri kur të afrohet dimri, pastaj do të largohen për në Shkup dhe më pas nga Shkupi në Kumanove dhe përfundimi apo destinacioni I tyre I fundit është Sërbia, ku atje sipas lypsave I presin burrat e tyre ku do t`ua marrin të hollat që I kanë mbledhur gjatë sezonit të tyre

Senat Zylbehari

Bëni sadaka, bëni rahmet, zoti ua ruajt fëmijët, por nuk mungojnë fjalët që zoti u`a rujtë shfalerkën (shprehje që na tallin) janë fjalët që mund t`i hasim në çdo rrugicë të Tetovës dhe çdo 10 metra.
Lypsat janë halli I pothuajse çdo qytetari që planifikon të dalë për një xhiro në shëtitje në qendër të qytetin.
Nuk mund të paramendohet të ulesh për një kafe në bulevardin e qytetit dhe të ndodh që të të kaplojnë nga dhjetë lypsa për rreth tavolinës.

Nëse je nis të shkosh në ndonjë vend të qytetit me veturë atëherë mos u ndal në semafor se të vërshojnë fëmijë të zhveshur, gra shtatëzëna, plaka të dobëta me shëndet …
Duke patur parasysh se këta njerëz janë të panjohur apo sillen nga jashtë

kjo më bëri më me shumë vullnet të hulumtoj se kush janë këta lypsa të “varfër” që na kërkojnë lëmoshë në qytetin e Tetovës.Të rastisësh që natën të jesh vonë në qytet I sheh duke lëvizur me taksi nëpër fshatra për të mbledhur edhe atje centin e fundit që u ka ngelur fshatarëve.

Ajo që bie në sy është se këta njerëz ikin nga gazetarët, aparetet e fotografimit, diktofon etj dhe padyshim se këtu ngjallen dyshimet se pse ikin këta njerëz , pse aq shumë e kanë tmer kamerën dhe apartin.
Arita të bisedoj me disa prej tyre por rrëfimete tyre nisin dhe përfundojnë se kanë nga 9 apo 10 fëmijë të urritur që presin bukë nga ato.

Ndonëse në shikim të parë të duken se janë aq naivë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët mes veti megjithatë krejt lypsat e rrugëve janë të koordinuar aq mirë sa edhe vetë institucionet e shtetit nuk janë aq mirë të rregulluara.

Në ora tetë të mëngjesit pas 24 orë pagjumësi që I kisha bërë hetova se në hyrje të qytetit të Tetovës nga magjistralja Shkup-Tetovë, filluan të dalin së pari dy pleq invalid, e më pas gratë shtatëzëna dhe më pas janë fëmjët ata që I bashkangjiten këtij korri.
Më pas ata ndahen në grupe nga dy dhe kështu pozicionohen në udhëkryqe sikur asgjë nuk ka dodhur

Për të biseduar me ato duhet të mos kesh asgjë me vete sepse nuk flasin se nëse vërejnë fletore, aparat fotografimi, kamerë apo celular atëherë ikin dhe e vetmja rrugë më mbeti duarthatë të afrohem.
Ata pohojnë se nuk janë nga Tetova dhe se janë nga Shkupi dhe Kumanova, ndërsa në Tetovë do të qëndrojnë deri kur të afrohet dimri, pastaj do të largohen për në Shkup dhe më pas nga Shkupi në Kumanove dhe përfundimi apo destinacioni I tyre I fundit është Sërbia, ku atje sipas lypsave I presin burrat e tyre ku do t`ua marrin të hollat që I kanë mbledhur gjatë sezonit të tyre.

Njëra prej tyre kishte në fëmijë në duar por ia kishte mbuluar fytyrën dhe trupin me lecka.Për të shpalosur “enigmën” që fsheh brenda leckave ajo kërkon 5 euro dhe na tregon pas insistimit tonë se ka kukull e jo fëmijë
Nga e gjithë “tortura” që përjetova për të zbuluar prejardhjen e tyre më doli se në mënyrë indirekte shqiptarët e Maqedonisë apo konkretisht tetovarët përmes lypsave “ushqejnë” bosat në Sërbi.Shoqatat e ndryshe legjitime rome që funksionojnë në teritorin e R.M-së thonë se në lypsat në rrugët e Tetovës nuk janë vendas dhe nuk kanë njohuri për prejardhjen e tyre.

(Autori është student në katedrën e gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *