Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Ambasadorja e Greqise nuk komenton kontestin për emrin

Tetovë:Ambasadorja e Greqise nuk komenton kontestin për emrin

26 nëntor-
Ambasadorja e Greqisë në Maqedoni Aleksandra Papadopolu sot gjatë qëndrimit në USHT, u ka ikur pyetjeve që kanë të bëjnë me kontestin me emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.Ajo ka thënë se e ardhmja e të gjithë popujve është të jemi të bashkuar.

Urim Hasipi
Tetovë-Sekretariati për çështje evropiane i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës organizoi Tribunën “Mësojmë për BE-në”, me moton: “Një familje, një shtëpi”, kumton zyra për informim pranë USHT-së.

Në këtë tribunë të pranishëm, përpos stafit akademik të USHT-së dhe studentëve, ishte edhe ambasadorja e Republikës së Greqisë në Maqedoni, Aleksandra Papadopullu dhe këshilltraja për çështje të integrimit në Sekretariatin për çështje evropiane, Luba Siljanovska.

Në fjalën përshëndetëse, rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Agron Reka, theksoi se Universiteti Shtetëror i Tetovës jo vetëm që mbështet aktivitetet e tilla, por është i kyçur drejtpërdrejt në këtë proces duke organizuar debate të kësaj natyre.

Ambasadorja greke në Republikën e Maqedonisë, Aleksandra Papadopullu, para të pranishmëve foli për eksperiencën greke, në anëtarësimin në BE. Ajo me këtë rast theksoi se në kohën kur Greqia është anëtarësuar në BE, në vitin 1981, një pjesë mjaft e madhe e popullatës kanë qenë kundër një gjëje të këtillë, siç tha, më tepër nga fakti se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm gjashtë vite pas daljes së Greqisë nga diktatura.

Papadopullu poashtu theksoi se anëtarësimi i vendit të saj në BE më tepër se rëndësi ekonomike ka pasur rëndësi në ndryshimin e mendimeve dhe mentalitetit të popullatës.

Këshilltarja për çështje të integrimit në Sekretariatin për çështje evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Luba Siljanovska, tha se debatet e këtilla organizohen në kuadër të njoftimit të opinionit për përparësitë e anëtarësimit të vendit në BE.

Ajo me këtë rast theksoi se ndihmesë të madhe në këto debate kudo që janë organizuar kanë dhënë edhe përfaqësues të Korit diplomatik në vend. Siljanovska më pas bëri një përshkrim të formimit të Bashkimit Evropian që nga ideja dhe propozimi i ministrit të atëhershëm francez të Ppunëve të Brendshme, Robert Shuman, i cili më 9 maj të vitit 1950 propozoi bashkim të prodhimtarive për thëngjill dhe çelik në vendet e Evropës Perëndimore, e deri në ditën e sotme.

Debati i sotëm vazhdoi edhe me pyetjet e studentëve të cilave ju përgjigjën ambasadorja greke dhe këshilltarja për çështje të integrimit në Sekretariatin për çështje evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoni Aleksandra Papadopolu sot gjatë qëndrimit në USHT, u ka ikur pyetjeve që kanë të bëjnë me kontestin me emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.Ajo ka thënë se e ardhmja e të gjithë popujve është të jemi të bashkuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *