Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi : Referendumi mund të jetë fatal për Maqedoninë

Thaçi : Referendumi mund të jetë fatal për Maqedoninë

3 nëntor
Kontesti I emrit është një cështje mes Maqedonisë dhe Greqisë, Shqipëria është e interesuar që Maqedonia të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s dhe BE-së, integrimi I Maqedonisë në NATo dhe BE, është në interesin e marrëdhënieve tona dy palëshe, ky integrim është në interes edhe të rajonit tonë dhe të Ballkanit perendimorë në përgjithësi. Të njëjtin interes e gjej të shprehur edhe tek shqiptarët në Maqedoni. Unë sap o e thash më sipër që faktori politikë shqiptarë në Maqedoni është I bashkuar tek rëndësia që ka integrimi euroatlantik I Maqedonisë dhe shpresojmë që të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë”, deklaroi Arben Cejku, ambasador I Shqipërisë në Maqedoni.

Urim Hasipi

Tetovë, -Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Shkup Arben Çejku, ndërsa është biseduar për dialogun e brendshëm dhe eurointegrimet në rajoni.Kreu I PDSH-së ka thënë se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë si gjatë historisë poashtu edhe në kohën më të re.”PDSH-së nuk I është ofruar dialog I vërtetë dhe I sinqertë dhe qeveria gjithmonë ka ndjekur politikë përjashtuese ndaj PDSH-së edhe përkundër angazhimeve tona serioze për integrimin e vendit në BE dhe NATO.PDSH-ja nuk ka patur ftesë serioze nga qeveria për dialog serioz”, tha Thaçi Ndërkohë që ambasadori Çejku ka përsëritur qëndrimin se vendi duhet të vazhdojë në drejtim të integrimit dhe këtë qasje faktori politik shqiptar në Maqedoni e ka treguar dhe shprehur shumë herë. Shqipëria është e interesuar që maqedonia sa më shpejtë të tejkalojë kontestin e emrit me Greqinë dhe të bëhet pjesë e strukturave veriatlantike.
Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë është në interes jo vetëm të Maqedonisë por edhe në interest ë marrëdhënieve dypalëshe. Republika e Shqipërisë është e interesuar që Mqedonia sa më shpejt të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkësisë Evropjane, interesim ky I cli shihet edhe tek popullata e Maqedonisë.
Ishin këto komente të bëra nga ambasadori I republikës së Shqiparisë Arben Cejku, gjatë takimit të sotëm që zhvilloi me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare Mneduh Thaçin.”Kontesti I emrit është një cështje mes Maqedonisë dhe Greqisë, Shqipëria është e interesuar që Maqedonia të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s dhe BE-së, integrimi I Maqedonisë në NATo dhe BE, është në interesin e marrëdhënieve tona dy palëshe, ky integrim është në interes edhe të rajonit tonë dhe të Ballkanit perendimorë në përgjithësi. Të njëjtin interes e gjej të shprehur edhe tek shqiptarët në Maqedoni. Unë sap o e thash më sipër që faktori politikë shqiptarë në Maqedoni është I bashkuar tek rëndësia që ka integrimi euroatlantik I Maqedonisë dhe shpresojmë që të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë”, deklaroi Arben Cejku, ambasador I Shqipërisë në Maqedoni.

“Termi referendum është term fatal për shtetet multietnike. Nëse përdoret apo aplikohet njëherë termi referendum, bëhet precedent që të gjithë të përfitojnë të drejtën që të bëjnë referendum”, theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lideri i PDSH-së i ka komentuar edhe deklaratat e nënkryetarit të BDI-së Rafiz Haliti se Maqedonia do të shkojë në NATO dhe BE me apo pa maqedonasit.

“Fatkeqësisht vazhdojnë në pafundësi manipulimet, mashtrimet e BDI-së që sipas tij vetëm blen kohë për karriget e tyre për pushtetin, theksoi Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi pas një takimi me ambasadorin e Shqipërisë, Arben Çejku.

Ai theksoi se partia e Ali Ahmeti po devalvon çështjen shqiptare në Maqedoni dhe po i kontribuon një politike absurde që rrezikon integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Në mënyrë shumë miqësore u apeloj që t’i hapin sytë se fundi ofrohet edhe data, shtatë dhjetor dhe kontribuuesit më fatkeq të kësaj rruge të politikës absurde të Maqedonisë jashtë NATO-s dhe BE-së do të jenë vetë ata”, theksi Thaçi.

Duke komentuar çështjen e referendumit për emrin ai tha se, ky akt që po përgatitet nga Qeveria e Maqedonisë mund të jetë fatal për vet shtetin.

“Termi referendum është term fatal për shtetet multietnike. Nëse përdoret apo aplikohet njëherë termi referendum, bëhet precedent që të gjithë të përfitojnë të drejtën që të bëjnë referendum. Shqiptarët mund të bëjnë referendum se nuk pajtohen me këtë status juridiko-kushtetues, shqiptarët mund të bëjnë referendum për autonomi, për federatë dhe për shkëputje dhe të gjithë ata që manipulojnë me këtë term mendoj se anë joserioz, politikan joserioz”, theksoi Thaçi.

Ndërkaq ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku theksoi se Shqipëria është e interesuar që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.

“Ky integrim është në interes të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe në interes të rajonit tonë dhe Ballkanit perëndimorë në përgjithësi .Të njëjtin interes e gjej të shprehur edhe te shqiptarët në Maqedoni dhe faktori politik shqiptarë në Maqedoni është bashkuar tek rëndësia që ka integrimi i Maqedonisë dhe shpresoj që të ketë një zgjidhje për emrin sa më të shpejtë që është e mundur” tha Cejku.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *