Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Do bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës

Thaçi:Do bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës

8 nëntor-
Biseduam për shumë çështje me ministrin, unë e informova për aktualitetin politik, për veprimet politike të partisë sonë. Ramë dakord se shqiptarët në Maqedoni janë shumë të rëndësishëm edhe për vetë ardhmërinë e Maqedonisë por edhe për regjionin, dhe unë shpreha dëshirën që zgjedhjet në Kosovë të jenë të suksesshme. Padyshim se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në nivel të institucioneve por edhe në nivele partiake, për të mirën e të gjithëve”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së

Urim Hasipi
Tetovë, -Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi në Shkup ka takuar Ministrin e Punëve të Jashme të Kosovës Skender Hyseni, I cili qëndroi në Maqedoni në një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij maqedonas Antonio Milloshovski.
Pas këtij takim Hyseni është shprehur se ka qenë një takim mjaft frytdhënës ndërsa Thaçi është shprehur se është kënaqësi të takosh përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.Temë e bisedimeve kanë qenë edhe zgjedhjet e 15 nëntorit në Kosovë.

“Biseduam për shumë çështje me ministrin, unë e informova për aktualitetin politik, për veprimet politike të partisë sonë. Ramë dakord se shqiptarët në Maqedoni janë shumë të rëndësishëm edhe për vetë ardhmërinë e Maqedonisë por edhe për regjionin, dhe unë shpreha dëshirën që zgjedhjet në Kosovë të jenë të suksesshme.

Padyshim se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në nivel të institucioneve por edhe në nivele partiake, për të mirën e të gjithëve”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.Edhe Hyseni nga ana e tij ka shfaqur bindjen se politikanët shqiptarë në Maqedoni do të dijnë të artikulojnë interesat e tyre në kuadër të sistemit.

”Ishte kënaqësi të takoj kryetarin e PDSH-së me të cilin patëm një takim të shkurtë por shumë frytdhënës.Mendoj se partitë politike shqiptare kanë ditur që të mbrojnë interesat e popullit shqiptarë dhe në këtë vijë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha Hyseni.Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare para takimit me Hysenin, në selinë e partisë në Tetovë ka pritur në një takim ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni Luis Herero.

” Tema qendore ishte mundësia e rikthimit të dialogut të ardhshëm Brenda në Maqedoni. Unë I kam paraqit vërejtjet e mia dhe kërkesat e PDSH-së, sigurisht një pjesëp e ndoshta e bashkësisë ndërkombëtare është në positë të keqe .

Se toleroj falsifikimin e dialogut politik. Në tavolininën e fundit të liderëve politik u shkel norma se PDSH është forcë kryesore opozitare e shqiptarëve. Jam I gatshëm ti kthehem dialogut serioz jo ati manipulative”, deklaroi Thaçi.Për shkak të bojkotit të punëve të parlamentit takimi I Thaçit me Hysenin u zhvillua në hotel Aleksandër Pallas.Gjatë kësaj jave Thaçi pritet takime tjera edhe me ambasadorë të tjerë të vendeve të BE të akredituara në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *