Home / Lajme / Rajon / Tiranë, lëkundje të forta tërmeti

Tiranë, lëkundje të forta tërmeti

Tiranë, 18 nëntor – Kryeqyteti i vendit është goditur nga lëkundje të forta tërmeti duke u gdhirë mëngjesi i sotëm, por për fat të mirë ato nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëmtime materiale.

Lajmi konfirmohet nga Instituti Sizmiologjik në Tiranë, sipas të cilit tërmeti e ka patur epiqendrën e tij në një distancë afërsisht 13 kilometra në lindje të kryeqytetit dhe ka qenë me një magnitudë prej 4.0 ballë të shkallës Rihter në një thellësi prej 2 kilometrash.

Bëhet me dijeni se lëkundjet e forta të tij janë ndjerë edhe në qytetet e Krujës, Burrelit, Dibrës, Elbasanit dhe Durrësit, ndërkohë që lëkundje më të lehta janë ndjerë edhe dje në këto zona gjatë ditës.

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *