Home / Sport / Tjetër gol i “Perandorit”, “Marakana” nën këmbët e tij

Tjetër gol i “Perandorit”, “Marakana” nën këmbët e tij

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka realizuar një tjetër gol vendimtar për Flamengon, kësaj here në përballjen me Santosin.

Ashtu si një javë më parë kundër Botafogos, edhe kësaj here braziliani i dhuroi fitoren skuadrës së tij. Por përveç golit, ish-sulmuesi zikaltër ka goditur edhe shtyllën, ka dhënë një asist dhe ka shkuar pranë golit në të paktën tre raste të tjera.

Paraqitja e tij ka bara që 80 mijë tifozët e pranishëm në mitikun “Marakana”, të entuziazmohen dhe t’i gëzohen fitores së ardhur nga këmbët e “Perandorit”.

Kështu, Adriano vazhdon formën e mirë, duke qenë në krye të listës së golashënuesve në kampionatin brazilian, së bashku me Diego Tardelin. “Skuadra po luan shumë mirë dhe golat e mi janë rrjedhojë e kësaj”, u shpreh braziliani.

Falë edhe golave të tij, tashmë Flamengo renditet në vendin e tretë dhe është futur seriozisht në “vallen’ e titullit kampion, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga përfundimi i kampionatit brazilian.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *