Home / Sport / Tjetër gol i Salihit, tani i vlefshëm tre pikë

Tjetër gol i Salihit, tani i vlefshëm tre pikë

Futbollisti shqiptar, Hamdi Salihi, ishte kreator i fitores së madhe të skuadrës së Rapidit nga Vjena, e cila para adhuruesve të vet me rezultat minimal 2:1 ka mposhtur skuadrën e Sturmit, në javën e 16-të të Superligës së Austrisë në futboll.

Salihi shënoi edhe golin e tetë për skuadrën e Rapidit dhe është më meritori që janë edhe lider i tabelës. Deri në minutën e 89-të rezultati ishte baras, 1:1 dhe në këto çaste shkathtësia e Salihit bëri të veten, duke shënuar golin e fitores me rezultat 2:1. Salihi dëshmoi se është figura qendrore e skuadrës së Rapidit edhe në ndeshjen e djeshme, duke shkëlqyer me lojë në fushë. Në minutën e 90-të kryetrimi i kësaj fitore, Salihi, është zëvendësuar me futbollistin Gartler. Rapidi i prin kreut të tabelës me 34 pikë, aq pikë ka edhe i dyti, Salzburg, por ka gol-diferencë më të dobët.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *