Home / Sport / Tjetër tragjedi në çiklizmin belg, vetëvritet De Fauw

Tjetër tragjedi në çiklizmin belg, vetëvritet De Fauw

Pak kohë pas vdekjes së Frenk Vanderbruk, një tjetër fatkeqësi godet sportin e biçikletave në Belgjikë. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni vendas “Sporza”.

Dimitri de Fauw, 28 vjeç, i cili pak ditë më parë kishte diskutuar vendin e parë me danezin Mark Hester në garën e Gjashtë Ditëve në Grenoble, u gjet i vetëvrarë ditën e sotme. Ai vuante nga depresioni që prej vitit 2006, vit në të cilin ishte protagonist i rrëzimit të çiklistit Galvez, i cili më pas humbi jetën.

28-vjeçari belg shkaktoi në mënyrë të pavullnetshme rrëzimin e çiklistit spanjoll Isak Galvez, i cili vdiq si pasojë e përplasjes me një parmak. Që prej kësaj ndodhie në vitin 2006 në garën e Gjashtë Ditëve në Gand, De Fauw vuante nga probleme me depresionin.

Dimitri de Fauw ishte specialist i garave në pista të mbyllura, por gjithashtu kishte marrë pjesë me skuadrën “Quick Step” për dy vite rresht, më 2004 dhe 2005.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *