Home / Lajme / Maqedoni / UEJL kremtoi tetë vjetorin

UEJL kremtoi tetë vjetorin

Tetovë, 20 nëntor
Këtu duhet spikatur edhe përkrahjen e parezervë të bashkësisë ndërkombëtare (Bashkimit Evropian) dhe SHBA-ve, për jetësimin e idesë së bërjes së këtij universiteti bashkëkohor dhe të hapur për të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë. Aktualisht UEJL ka pesë fakultet ku ofrohen 38 programe studimore të ciklit të parë të studimeve me rreth shtatë mijë studentë që ndjekin ligjëratat në cilklin e parë dhe afro katër mijë të diplomuar.70 përqind e studentëve në studimet deridiplomike I ndjekin mësimet në gjuhën shqipe, 18 përqind në gjuhën maqedonase dhe 3 përqind në gjuhën angleze”, tha rektori Abazi.

Urim Hasipi
Me një ceremoni solemne është shënuar tetë vjetorit I fillimit me punë të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.Ky universitet më 20 nëntor të vitit 2001, sipas rektorit të këtij universiteti Alajdin Abazi, lindi si nevojë immediate e kohës pas një angazhimi tejet të mundimshëm të komisionerit të lartë të OSBE-së Max Van de Stoel.

Stoel ishte ai I cili e inicoi idenë e krijimit të një institucioni të arsimit të lartë të modelit të UEJL-së në Republikën e Maqedonisë.Rektori Abazi ka falemenderuar edhe Arbër Xhaferin për kontributin e tij dhe angazhimin e pakursyer në realizmin e këtij projekti.

”Këtu duhet spikatur edhe përkrahjen e parezervë të bashkësisë ndërkombëtare (Bashkimit Evropian) dhe SHBA-ve, për jetësimin e idesë së bërjes së këtij universiteti bashkëkohor dhe të hapur për të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë.

Aktualisht UEJL ka pesë fakultet ku ofrohen 38 programe studimore të ciklit të parë të studimeve me rreth shtatë mijë studentë që ndjekin ligjëratat në cilklin e parë dhe afro katër mijë të diplomuar.70 përqind e studentëve në studimet deridiplomike I ndjekin mësimet në gjuhën shqipe, 18 përqind në gjuhën maqedonase dhe 3 përqind në gjuhën angleze”, tha rektori Abazi.

Ndërsa kryetari I Bordit të UEJL-së Deniss Faringhton evokoi momente nga takimi I parë I grupit, takim I cili thirur nga Max van der Stoel për të krijuar një universitet të ri dhe modern në republikën e Maqedonisë.”Përafërsisht pas dhjetë viteve, unë jam këtu për përvjetorin e 8 ku edhe promovojmë grupin e doktorëve të shkencës.Unë jam krenar me Universitetin tonë të ri I cili ja arritur më shumë se endrra jonë në atë natë të ftohtë dimri në hotel kontinental të vitit 2000”, tha Faringhton.

Ndërkaq, para të pranishmëve foli edhe përfaqësuesi I ambasadës së Holandës I cili tha se Holanda dhe Maqedonia njihen përmes dy linqeve e ato janë qyteti I Ohërit dhe UEJL.
Në ceremoninë e tetë vjetorit të UEJL-së kanë marrë pjesë profesorët dhe stafi akademik I UEJL-së, ambasadori I Shqipërisë në Shkup Arben Çejku, kryetari I komunës së Tteovës Sadi Bexheti, ish kryetari I PDSH-së Arbër Xhaferi dhe përfaqësues të USHT-së.

Në një ceremoni të veçantë në UEJL, në tetë vjetorit e funskionimit të këtij universiteti janë promovuar edhe tetë doktorë të shkencave që kanë doktoruar brenda periudhës 20 nëntor 2008 -20 nëntor 2009.Tetë doktorët e shkencave janë:Agim Poshka, Agim Shaqiri, Arta Toçi, Vlera Ejupi, Jeton Shasivari, Nusret Pllana, Hamzi behluli dhe Lejla Abazi Bexheti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *