Home / Sport / Uruguai shumë afër botërorit 2010

Uruguai shumë afër botërorit 2010

Në ndeshjen e parë të barazhit për plasman në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”, kombëtarja e Uruguait natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka mposhtur si mysafire Kostarikën me rezultat minimal 1:0.

Golin e fitores për skuadrën e pestë nga Zona e Amerikës së Jugut e shënoi Lugano në minutën e 23-të.
Nikoqiri i cili garat në Zonën e KONKAKAF-it i përfundoi në vendin e katërtë, pothuajse tërë pjesën e dytë e luajti me një futbollistë më pak në fushë, por rezultati në fund mbeti i pandryshuar.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën në Montevideo, ndërsa vështirë që Uruguai do të lëshoi rastin ideal për tu plasuar në pjesën përfundimtare të botërorit të vitit 2010 që organizohet në Afrikën e Jugut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *