Home / Sport / Valdez, “maratonë” 7 kilometra kundër të ftohtit

Valdez, “maratonë” 7 kilometra kundër të ftohtit

Për të mposhtur acarin rus në ndeshjen ndaj Rubin Kazanit, portieri i Barcelonës ka vrapuar 6 kilometra e 880 metra nëpër zonën e tij.

Midis shumë shifrave që ofron UEFA në fund të çdo ndeshjeje në Ligën e Kampionëve, është edhe ajo që tregon distancat e përshkuara nga futbollistët në fushën e lojës. 10-12 kilometra për mesfushorët dhe 6-7 për sulmuesit, këto janë pak a shumë të dhënat normale. Por ka edhe raste të pazakonta.

Për shembull, marrim ndeshjen e të mërkurës midis Rubin Kazanit dhe Barcelonës. Në të ftohtin e stadiumit “Centralni” vrapojnë të gjithë, ndoshta edhe për të mundur temperaturat që shkonin deri në -5 gradë. Vrapon Iniesta, Ksavi, Keita, Ture dhe… Viktor Valdes. Po, pikërisht ai, portieri i Barçës.

Plot 6 kilometra e 880 metra ka vrapuar spanjolli (rreth 68 herë fushës nga fillimi në fund), pothuajse sa një sulmues normal. Për të bërë krahasimet, mjafton të shohim kilometrat e përshkuara nga kolegët e tij në fushat e tjera. Kështu, Kasiljas mbtet në 3 kilometra e 270 metra, Almunia i Arsenalit 4.2 kilometra, ndërsa Rizhikov, portieri i Rubinit, në të njëjtat kushte, vrapoi 4.8 kilometra.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *