Home / Sport / Vazhdon Liga e Kampionëve-Bayern, i rrezikuar

Vazhdon Liga e Kampionëve-Bayern, i rrezikuar

Sot vazhdojnë ndeshjet e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, për grupet A,B,C e D. Gjiganti i futbollit evropian, Bayern Munich, rrezikon eliminimin, kurse të mërkurën mund ta sigurojnë kualifikimin në të tetën e finales, Juventus, Wolfsburg, Milan e Real Madrid.

Pyetja se cilat skuadra do ta sigurojnë një vend në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, pas xhiros së pestë të fazës së grupeve, do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, rrezikon eliminimin nga gara më prestigjioze evropiane derisa është i obliguar të fitojë dy ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë në dështimet eventuale të kundërshtarit të tyre.

Në Grupin A, Juventus udhëton në Francë, ku e pret rivali për pozitën e parë, Bordeaux. Klubi italian gjendet në pozitën e dytë, me katër pikë më shumë se i treti, ndërsa fitorja eventuale ndaj ekipit të Lauren Blanc, që është i hendikepuar pa Gourcuffin e Chamakhin, do ta vendoste “Zonjën e Vjetër” në pozitën e parë.

Edhe barazimi do t’u mjaftonte Bianconerëve, në rast se bavarezët dështojnë ta mposhtin Maccabi Haifan në Allianz Arena. Nëse gjermanët fitojnë dhe Juventus dështon, atëherë gjithçka do të vendosej në xhiron e fundit, kur dy gjigantët evropianë do të takohen në Torino.

Debutuesi i këtij kompeticioni, Wolfsburg, mund t’i bashkohet liderit Manchester United në të tetën e finales, nëse arrijnë ta nxjerrin një pikë kundër CSKA Moscow. Gjermanët kanë tri pikë më shumë sesa rusët, të cilët i kishin mposhtur 3:1, në ndeshjen që ishte zhvilluar në Wolfsburg Arena, në muajin shtator. Ndërsa, Manchester United është mikpritës i turqve të Besiktasit, që ende e ëndërrojnë pozitën e tretë, e cila çon në Europa League.

Sa i përket Grupit C, të gjitha katër skuadrat e kanë mundësinë e kualifikimit. Kryesuesit Milan dhe Real Madrid luajnë në shtëpi kundër Marseille dhe Zurich të treshes shqiptare Adrian Nikçi e Admir Mehmeti.

Fitoret eventuale të italianëve dhe spanjollëve, do të thoshin kualifikim direkt. Rossonerët shpresojnë ta festojnë ndeshjen e 100-të në shtëpi të Ligës së Kampionëve me fitore ndaj francezëve.

Në Grupin e fundit, D, Porto do të tentojë ta mposhtë Chelsean, për t’ia rrëmbyer pozitën e parë në tabelë, derisa Atletico Madrid e APOEL Nicosia i Altin Haxhit, do të përballen në mes vete në Qipro, për ta kërkuar një vend në Europa League.

Liga e Kampionëve

E mërkurë
Grupi A
Bayern M. – Maccabi Haifa 20:45
Bordeaux – Juventus 20:45

Grupi B
CSKA Moscow – Wolfsburg 18:30
Man. Utd – Besiktas 20:45

Grupi C
Milan – Marseille 20:45
Real Madrid – Zurich 20:45javascript:void(0);

Grupi D
APOEL – Atl. Madrid 20:45
Porto – Chelsea 20:45

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *