Home / Sport / Vdes futbollisti i kombëtares meksikane, De Nigris

Vdes futbollisti i kombëtares meksikane, De Nigris

Pas vetëvrasjes së portierit gjerman, Robert Enke rreth një javë më parë, një tjetër tragjedi ka goditur futbollin.

Futbollisti i Larisës dhe i kombëtares meksikane (16 ndeshje), Antonio De Nigris, ka ndërruar jetë në spitalin “Larisa University Hospital”, pasi u godit nga një atak kardiak. Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes së dielës dhe së hëhës.

Trupi pa jetë i 31- vjeçarit do t’i nënshtrohet autopsisë, për të zbuluar shkaqet e problemit në zemër. Ai la gruan, Sonia dhe vajzën 5-vjeçare, Miranda. Ndërkohë, trishtimi ka mbuluar të gjithë pjesëtarët e klubit të Larisës, ku De Nigris luante.

Po ashtu, zia ka përfshirë edhe qytetin e lindjes së lojtarit në Meksikë, Monterei (atje ku nisi edhe karrierën si futbollist profesionist). “Kemi mbetur të tronditur nga ky lajm”, u shpreh zëvendëspresidenti i klubit meksikan.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *