Home / Sport / Vdes portieri i Hanoverit, Robert Enke

Vdes portieri i Hanoverit, Robert Enke

Futbolli gjerman eshte ne zi. Robert Enke, portieri i Hanoverit, dhe i kombetares gjermane eshte gjetur i vdekur poshte nje treni.

Portieri i kombëtares gjermane, Robert Enke ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, ka njoftuar të martën klubi i tij Hanover. Sipas zëdhënësit të policisë në Hanover, hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Presidenti i skuadrës, Martin Kind, megjithatë nuk ka mundur që menjëherë të japë detaje.
“Nuk e di si dhe pse ka ndodhur kjo, por nuk besoj se ka lidhje me futbollin”, ka thënë Kind.
Zëdhënësi i policisë në Hanover, Shtefan Vitke, tha se Enke ka humbur jetën në një aksident në vendkalimin hekurudhor, ndërsa hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Nuk perjashtohet mundesia e vdekjes nga perplasja nga treni, por policia gjermane po heton edhe pisten e vetvrasjes.
Enke në nëntë javët e fundit ka munguar në terren për shkak të baktereve “të pazakonshme”.
Para dy vjetësh Enke pësoi tragjedi familjare, pasi i vdiq vajza dyvjeçare Lara, për shkak të problemeve me zemër.
Enke la gruan dhe femijen 8 muajshe e adoptuar 3 vjet pas vdekjes se vajzes se tij dy vjecare.

“Jemi te shokuar, dhe nuk di cfare te them”, eshte shprehur menaxheri i kombetares gjermane, Oliver Bierhof.

Enke, i cili zevendesoi Lehman pas Euro 2008, kishte disa jave qe ishte jashte fushave per shkak te nje demtimi. Pos Hanoverit, Enke ka luajtur edhe për skuadrat Karl Cajs Jena, Borusia
Menhengladbah, Benfika, Barcelona, Fenerbahçe dhe Tenerife. Enke ka luajtur tetë ndeshje për reprezentacionin e Gjermanisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *