Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e dytë e gripit A (H1N1) në Maqedoni

Viktima e dytë e gripit A (H1N1) në Maqedoni

Shkup, 26 nëntor
“Bëhet fjalë për pacient, i cili paraprakisht është kuruar në Klinikën për pulmologji me sëmundje kronike obstruktive në mushkëri nga e cila ka vuajtur me vite. Është transferuar në KARIL në kujdes intensiv, i vendosur në respirator, por pas dy ditëve ka vdekur”, deklaroi kryetarja e Komisionit për grip pandemik Jovanka Kostovska

Urim Hasipi
Një pacient i lindur në vitin 1932, i sëmurë nga sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, është viktima e dytë e gripit A (H1N1) në Maqedoni. Ai ka vdekur para tre ditëve në Klinikën për animacion, rianimacion dhe mjekim intensiv KARIL, ku është transferuar në mjekim intensiv dhe është vendosur në respiratorë.

“Bëhet fjalë për pacient, i cili paraprakisht është kuruar në Klinikën për pulmologji me sëmundje kronike obstruktive në mushkëri nga e cila ka vuajtur me vite. Është transferuar në KARIL në kujdes intensiv, i vendosur në respirator, por pas dy ditëve ka vdekur”, deklaroi kryetarja e Komisionit për grip pandemik Jovanka Kostovska.

Ajo sqaroi se ky pacient do të paraqitet në OBSH si i vdekuri i dytë nga gripi i ri, sepse sipas drejtimeve të saj të gjithë pacientët të cilët kanë sëmundje kronike, ndërsa janë sëmurë nga gripi i ri i dytë dhe kanë vdekur duhet të paraqiten në organizatë.

Në KARIL janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese dhe aktivitetet për dezinfektim dhe izolim të pacientëve të tjerë, nga të cilët është marrë kampion. Ilaçi antivirus tamiflu u është dhënë atyre për të cilat ka pasur nevojë dhe atyre që janë në grupe të ndryshme.

Viktima e parë e gripit të ri e tipit A (H1N1) ka qenë një burrë 32 vjeçar, i cili ka vdekur më 18 nëntor. Deri më tani në Maqedoni janë regjistruar 694 të sëmurë nga gripi i ri, 90 për qind nga të cilët janë kuruar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *