Home / Sport / Xhemajli në TOP 11

Xhemajli në TOP 11

Futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli ka zënë vend në TOP 11, përkatësisht në ekipin më të mirë të javës në kampionatin italian. Këtë vlerësim e ka bërë ueb faqja goal.com, e cila çdo javë publikon listën e futbollistëve më të mirë në ligat më të forta evropiane.

Futbollisti i Parmës pati paraqitje të shkëlqyeshme kundër Fiorentinës dhe e ka zënë një vend në mesin e më të mirëve të mesfushës, së bashku me Esteban Cambiasso (Inter), Momo Sissoko (Juventus) e Andrea Lazzari (Cagliari).

“Mesfushori me nënshtetësi zvicerane është rikthyer të luajë siç e kemi parë shpesh sezonin e kaluar me Torinon. Ai ka shumë kualitet, teknikë dhe pati pasime milimetrike kundër Fiorentinës”, vlerëson goal.com, e cila dërgon korrespodentë në çdo stadium të Serie A. Portieri më i mirë është zgjedhur Julio Sergio i Romës.

Treshja e mbrojtjes së TOP 11 përbëhet nga Fabio Grosso (Juventus), Christian Panucci (Parma) e Marco Rossi (Sampdoria), kurse treshja sulmuese është Francesco Totti (Roma), Alberto Gilardino (Fiorentina) e Marco Borriello (Milan). Kurse, trajneri më i mirë u zgjodh Francesco Guidolin i Parmës.javascript:void(0);

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *