Home / Sport / Zvicra e shqiptarëve, kampion bote

Zvicra e shqiptarëve, kampion bote

Përfaqësuesja U-17 e Zvicrës, ku aktivizohen edhe tre futbollistët shqiptarë, Frederic Veseli, Pajtim Kasami e Granit Xhaka, ka fituar kampionatin botëror, pasi në finale mposhti nikoqirin Nigerin me rezultat minimal 1:0, me golin e realizuar nga Seferovic, në minutën e 63.

Në finalen e kampionatit botëror U-17, titullar për helvetikët ishin edhe tre futbollistë shqiptarë. Anëtari i Lazios, Pajtim Kasami luajti tërë ndeshjen. Kapiteni, Frederic Veseli u zëvendësua në minutën e 78, ndërsa Granit Xhaka i cili u ndëshkua me karton të verdhë, në minutën e 90 i ka liruar vendin Nimelys.

Tre futbollistët shqiptarë, pa dyshim se kanë qenë lojtarët kyç të përfaqësueses zvicerane, duke e ndihmuar këtë skuadër që ta fitoj kampionatin botëror, që ka qenë vetë një ëndërr për ta.

Skuadra zvicerane ka bërë mrekullinë, pasi para fillimit të botërorit U-17, nuk ishte llogaritur si konkurrente për ta fituar garën. Në këtë kampionat morri pjesë edhe Shkodran Mustafi, që përfaqësoi Gjermaninë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *