Home / Sport / Zyrtare:Shkëndija për ditën e Flamurit në Shqipëri

Zyrtare:Shkëndija për ditën e Flamurit në Shqipëri

Drejtuesit e Shkëndijës kanë konfirmuar pjesëmrajen në turneun që do të zhvillohet në Vlorë, me rasitn e festës Kombëtare 28 Nëntorit. Pos Shkëndijës pjesëmarës do të jenë edhe kampionia aktuale e Kosovës Prishtina, si dhe skuadra organizatore Flamurtari.

Ajo që u paralajmërua para nja jave, tani konfirmohet nga drejtuesit e Shkëndijës. Ata kanë pranuar ftesën që të marrin pjesë në turneun mbarëkombëtarë në Vlorë, me rastin e Ditës së Flamurit.
Turneu është pagëzuar “Pavarësia” dhe do të zhvillohet më 28 nëntor në stadiumin e Flamurtarit. Organizatorë të kësaj gare janë Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia e qytetit të Vlorës.
Flamurtari i Vlorës përveç Shkëndijës ka ftuar edhe Prishtinën, por në moment të parë drejtuesit e skuadrës kuq e zi nuk mundën të konfirmojnë pjesëmarrjen pasi ditën që do të zhvillohet turneu, ata kanë në program takimin kampional me Ohrin. Mirëpo pasi skuadra e Ohrit dhe drejtuesit e FFM-së hasën në mirëkuptim dhe pranuan që ndeshja me Ohrin të shtyhet deri në mes-javën e ardhëshme, drejtuesit e Shkëndijës njoftuan organizaotrët e turneut se do të marrin pjesë.
“Ne në moment të parë nuk dinim se a do të shkojmë, pasi të njejtën ditë kemi ndeshje kampionale me Ohrin, mirëpo pasi që kundërshtari pranoi ndeshja të shtyhet, ne konfirmuam pjesëmarrjen në këtë turne. Për skuadrën tonë është nder që jemi zgjedhur ne si skuadrër që do të përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë dhe shpresojmë se do të tregojmë paraqitje të mira”- u shpreh drejtori i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Ndërkohë edhe kampionia aktuale e Kosovës në futboll, Prishtina, është ftuar të marrë pjesë në turneun mbarëkombëtar që organizohet në Vlorë për nder të Ditës së Flamurit.
Ekipi kosovar ka konfirmuar pjesëmarrjen.
“Me shumë qejf kemi pranuar ftesën dhe të premten në mëngjes do të nisemi për në Vlorë”, ka thënë drejtori i klubit Prishtina, Edmond Rugova, të hënën.

Sipas specifikacionit të FSHF-së, turneu do të zhvillohet me “sistem italian”. Secili ekipi do të luajë nga dy ndeshje dhe një ndeshje do të zgjasë 45 minuta.

“Ekipet ndeshen në sistem rrethi me nga 45 minuta çdo takim. Pas çdo përballjeje do të ekzekutohen nga pesë penallti. Në rast barazimi me pikë dhe golaverazh, vlerësohet rezultati i ndeshjes direkte dhe më pas ai i penalltive”, thuhet në letrën e FSHF-së, dërguar klubeve pjesëmarrëse.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *