Home / Lajme / Maqedoni / 37% e qytetarëve janë për ndryshimin e emrit

37% e qytetarëve janë për ndryshimin e emrit

18 dhjetor-
Sipas anketës të realizuar me datë 12 dhe 13 dhjetor , në Maqedoni akoma mbizotëron një mbështetje për integrimin e vendit në NATO dhe Bashkim Evropian.

Sipas një ankete të realizuar nga Qendra Nacionale për Integrime 37 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë shprehur pro ndryshimit të emrit, nëse ruhet identiteti dhe gjuha maqedonase.
Në pyetjen “A pajtoheni për ndryshimin e emrit kushtetues, me kushtin që të ruhet identiteti dhe gjuha maqedonase”, 51 për qind e qytetarëve janë shprehur kundër, 37 për qind pro, ndërsa 12 për qind janë përgjigjur me “nuk e di”.

Sipas anketës të realizuar me datë 12 dhe 13 dhjetor , në Maqedoni akoma mbizotëron një mbështetje për integrimin e vendit në NATO dhe Bashkim Evropian.

Me këtë anketë është matur edhe rejtingu u partive politike në Maqedoni. Sipas këtij hulumtimi partia kryesore në pushtet posedon 19 për qind të mbështetjes së qytetarëve, LSDM 13 për qind, BDI 7 për qind, PDSH 4 për qind, ndërsa 1,5 Të Bashkuarit për Maqedoninë. Anketa është realizuar me 1.100 respondentë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *